Derisa autoritetet në Kosovë paralajmërojnë rritje të çmimit të ujit, një sasi e madhe e ujit të prodhuar për pije nuk arrin të faturohet fare.
Rritja e paralajmëruar e çmimit, megjithatë, nuk lidhet me sasitë e humbura, por me rritjen e çmimeve të produkteve të tjera bazike.
Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit në Kosovë (ARRU) tha se gjatë këtij viti janë prodhuar mbi 152 milionë metra kub ujë.
Nga kjo sasi janë faturuar apo shitur rreth 68 milionë metra kub, në vlerë prej 25 milionë eurosh. Sasia e ujit të pafaturuar është 84 milionë metra kub.
Sipas raportit vjetor të ARRU-së, uji humbet për shkak të infrastrukturës së vjetër, dëmtimeve nga punimet në infrastrukturën rrugore dhe lidhjet e paligjshme.
Uji i humbur thuhet se ndikon drejtpërdrejt në mbulimin e kostos dhe fitimet e operatorëve shpërndarës të ujit. Në Kosovë operojnë shtatë kompani rajonale të ujit, të cilat i furnizojnë qytetarët me ujë të pijshëm.
Për Çaush Bajrushin, i cili ka punuar në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” dhe tani është në pension, humbja e ujit është një gjë e pakuptueshme.
Sipas tij, problemi më i madh në industrinë e shërbimeve të ujit, gjatë dy dekadave të fundit, është lidhja ilegale e qytetarëve në sistemin e ujësjellësit.
“Përveç infrastrukturës së vjetruar, mbi 25 për qind në këtë sistem janë kyçje ilegale. Lufta e institucioneve duhet të jetë tek identifikimi i personave të lidhur në mënyrë joligjore dhe të merren masa ndaj tyre”, thotë Bajrushi.
Ilir Abdullahu, profesor i Lëndës së Hidraulikës, Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve në Kolegjin privat UBT në Prishtinë, thotë se eliminimi i tërësishëm i humbjeve të ujit është i vështirë, por, megjithatë, institucionet e nivelit lokal dhe atij qendror “duhet të bëjnë më shumë” në këtë drejtim.
“Duhet të investohet në rrjetet e amortizuara, në ujëmatës të rinj. Kurse, te humbjet komerciale, duhet të ketë një kontroll shumë më të ashpër, që uji i pijshëm të mos keqpërdoret për nevoja të tjera. Që nga përfundimi i luftës [më 1999], uji i pijes përdoret qoftë në toka bujqësore, qoftë në kopshte, në rrugë. Nga muaji maj e deri në muajin shtator shihet se keqpërdoret. Për shkak të kyçjeve ilegale, kompanitë rajonale operojnë me këtë shkallë të humbjes së ujit”, thotë Abdullahu për Radion Evropa e Lirë.
Barra e humbjeve nuk duhet t’u ngarkohet qytetarëve
Për të mbuluar humbjet nga uji i pafaturuar, kompanitë rajonale kërkojnë rritjen e tarifave të ujit, thotë Bajrushi, por, sipas tij, barra e humbjeve nuk duhet bartur te qytetarët.
“Nuk është arsye që për shkak të humbjeve të ujit, të rrisin tarifat në kurriz të qytetarëve, për të mbuluar shpenzimet e tyre financiare”, thotë Bajrushi.
Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit është institucioni përgjegjës për caktimin e tarifave të shërbimeve të ujësjellësit. Zyrtarë të këtij institucioni thonë për Radion Evropa e Lirë se çmimi për një metër kub ujë ka mundësi të rritet për 1 ose 2 centë.
Për konsumatorët shtëpiakë, tarifat aktuale për shërbimet e ujësjellësit për një metër kub ujë janë 0.43 euro, kurse për konsumatorët komercialë dhe institucionalë 0.69 euro.
Blerina Sinani, punonjëse në një kompani private në Prishtinë, thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet ta lejojë rritjen e tarifave të ujit.
Sipas saj, Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit është ndërmarrje publike, andaj “nevojitet ndërhyja e Qeverisë”.
“Sinqerisht, pres ndërhyrjen e Qeverisë në këtë situatë. Sepse, nëse edhe tarifat e ujit të pijshëm rriten, pas ngritjes së çmimeve të artikujve të tjerë, nuk e di se si do t’i përballojmë shpenzimet mujore si familje, me pagat që i marrim”, thotë Sinani.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një qytetar shpenzon rreth 90 litra ujë në ditë.
Në Kosovë, 78 për qind e popullatës furnizohet me ujë të pijshëm përmes sistemeve publike të menaxhuara nga kompanitë rajonale të ujësjellësit. Qytetarët e Kosovës furnizohen nga disa burime natyrore dhe artificiale të ujërave.
Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok, Batllava në Podujevë, Badoci në Prishtinë, Radoniqi në Gjakovë dhe Përlepnica në Gjilan, krahas lumenjve Drini i Bardhë në Rrafshin e Dukagjinit, Ibri në Mitrovicë, Morava e Binçës në Anamoravë dhe Lepenci në jug, janë disa prej burimeve kryesore të ujit të pijshëm në Kosovë. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë