Grupi i tretë i qytetarëve afganë, arriti në Kosovë më 31 gusht. Aeroplani i forcave amerikane, i nisur nga Gjermania, aterroi në Aeroportin “Adem Jashari” rreth orës 17:00 me 131 afganë në bord.
Deri më tani, Kosova ka strehuar 355 afganë, të cilët do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë derisa t’iu rregullohet dokumentacioni për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara apo në ndonjë shtet anëtar të NATO-s.
Më herët gjatë së martës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri të ditur se pak pas mesnate, në Kosovë arritën 113 afganë, që ishin bashkëpunëtorë të NATO-s dhe familjet e tyre.
“Strehimi i tyre është i përkohshëm edhe bazuar në vendimet e qeverisë. Ne kemi marrë zotimin e aleatëve tanë që strehimi i tyre të zgjatë sa më shkurt që është e mundur. Bëhet fjalë për çështje javësh, mos të them muajsh”, tha ai.
Sveçla tha se nuk e di numrin e saktë të fëmijëve në grupin e dytë, por edhe të grupit të tretë që erdhi më 31 gusht. Megjithatë, ai tha se nëse është e nevojshme, Kosova do të mundësojë që ata të edukohen.
“Jam i bindur se strehimi i tyre nuk do të zgjasë aq shumë sa të fillohet me përgatitjet e vitit shkollor”, theksoi Sveçla.
Sipas tij asnjë nga shtetasit afganë nuk është i infektuar me koronavirus dhe ata do të vaksinohen me vaksinën e kompanisë Johnson & Johnson, të ofruar nga Shtetet e Bashkuara.
Ai po ashtu tha se afganët që kanë ardhur në Kosovë janë regjistruar në databazën e policisë kufitare dhe janë akomoduar në ish-kampin e Bechtel-Enka në Ferizaj.
Sipas minstrit Sveçla, tha se kushtet në këtë vend janë të mira, por ai shtoi se këta persona, që kanë ikur nga lufta, kanë nevojë edhe për ndihmë psiko-sociale, e cila “do t’iu ofrohet në koordinim me shtetet e NATO-s dhe SHBA-së”.
“Ne nuk do të kursehemi me mundësitë dhe kapacitetet tona”, tha Sveçla.
Në Kosovë të dielën, më 29 gusht arriti grupi i parë prej 111 qytetarët e parë afganë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Prej tyre, 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të tjerët janë burra. Ata arritën në Prishtinë më 29 gusht.
Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla, më herët pati deklaruar se rreth 2.000 shtetas afganë pritet të vijnë në Kosovë.
Shpat Balaj nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka kapacitete teknike për strehimin e tyre.
“Strehimi i qytetarëve afganë nga Kosova është një vendim i drejtë, jo vetëm nga aspekti moral dhe humanitar që Kosova po e zgjatë dorën e ndihmës për njerëzit në nevojë në kohë të krizave, por gjithashtu rikonfirmohet pozicionimi strategjik i Kosovës karshi aleatëve të NATO-s”, thotë Balaj.
Javë më parë, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do të strehojë përkohësisht qytetarët afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s apo edhe me organizata të huaja.
Autoritetet kosovare kanë thënë se sipas ligjeve, afganëve do t’u ofrohet strehim i përkohshëm me kohëzgjatje deri në një vit.
Qindra afganë janë strehuar edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.
Shtetet e Bashkuara më 30 gusht e kanë përfunduar tërheqjen e plotë nga Afganistani pas 20 vjetësh të prezencës ushtarake atje.
Vendi tashmë është nën kontrollin e talibanëve dhe shumë afganë e kanë të paqartë të ardhmen e tyre nën sundimin taliban.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Katër vetura përfshihen në një aksident në Shushicë të Istogut, shtatë të lënduar
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
Mexhiti për interpelancën e BDI-së: Ende po bëjnë tendenca destabilizuese vetëm për të shpëtuar veten nga drejtësia
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?