LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 16 numri i të infektuarve me coronavirus, u bëhet thirrje qytetarëve t’i respektojnë rekomandimet e MSH-së dhe IKPSHK-së

Shkon në 16 numri i të infektuarve me coronavirus, u bëhet thirrje qytetarëve t’i respektojnë rekomandimet e MSH-së dhe IKPSHK-së

Deri tani në Kosovë ka shkuar në 16 numri i të infektuarve me coronavirus, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje që t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se pas mesnate në laboratorin e IKSHPK-së është konfirmuar edhe një rast pozitiv me COVID-19, duke e çuar numrin gjithsej në 16.

“Një rast i ri me COVID-19. Pas mesnate në laboratorit e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femërore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile. Deri tani në laboratorët e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2”, thuhet në njoftim.


Bëhet e ditur se në qendrën e thirrjeve janë pranuar në total 1600 telefonata, ndërkaq vetëm të hënën nga orët e hershme të mëngjesit janë pranuar 215 thirrje telefonike.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), po monitoron të gjitha rastet e kontakteve si dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetizolim shtëpiak.

Duke ditur se në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e e qytetare është e domosdoshme, IKSHPK apelon të bëhet kujdes i shtuar, duke mbajtur distancë nga tjetri dhe duke reduktuar daljet vetëm në raste në raste emergjente.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kërkuar nga qytetarët bashkëmenaxhimin e kësaj situate, duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori