LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 12° partlycloudy_night

Në Komunën e Zveçanit së shpejti do të fillojë implementimi i tatimit në pronën e paluajtshme

Në Komunën e Zveçanit së shpejti do të fillojë implementimi i tatimit në pronën e paluajtshme
Komuna e Zveçanit

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka njoftuar se së shpejti do të fillojë implementimi i tatimit në pronën e paluajtshme në këtë komunë.

Në njoftim thuhet se sipas nenit 14, paragrafi 3 i ligjit 06/L-005 për tatim në pronën e paluajtshme të gjithë personat që posedojnë prone të paluajtshme, e cila nuk është e regjistruar në regjistrat e tatimit në pronë, duhet t’i regjistrojnë ato brenda 60 ditëve, shkruan Telegrafi.

Bëhet e ditur se të gjitha të hyrat e mbledhura nga tatimi në pronë do të përdoren për investime të ndryshme kapitale, përfshirë ndërtimin dhe renovimin e shkollave, këndëve të lojërave, hapësirave sportive e të tjerë.


Tutje thuhet se personat që paraqiten vullnetarisht dhe vetë-deklarojnë pronën e tyre do të ju lejohet zbritje në vlerë deri në 30 mijë euro nga vlera e vlerësuar e pronës, ose lirim deri në vlerë prej 50 mijë euro për tokë bujqësore.

Njoftimi i lëshuar për qytetarët

Mes të tjerash, bëhet e ditur se gjatë dhe pas kalimit të afatit të vetë-deklarimit, zyrtarët komunal do t’i vizitojnë pronat dhe personat fizik me qqëllim të vrifikimit dhe konfirmitetit të të dhënave të vetë-deklaruara.

Komuna e Zveçanit i ka ftuar të gjithë qytetarët që të paraqiten vullnetarisht në Zyrën e Tatimit në Pronë në komunën përkatëse. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Lajme
Nesër vazhdimi i seancës, LVV dhe PDK të gatshëm për zgjedhje

Nesër vazhdimi i seancës, LVV dhe PDK të gatshëm për zgjedhje

Politikë
“I kisha humbur shpresat”, Egli Tako flet pas përfundimit të Big Brother VIP Albania

“I kisha humbur shpresat”, Egli Tako flet pas përfundimit të Big Brother VIP Albania

Magazina
Dafina Zeqiri i uron fitoren Gjestit: Për shkak teje e kemi shikuar Big Brotherin

Dafina Zeqiri i uron fitoren Gjestit: Për shkak teje e kemi shikuar Big Brotherin

Magazina
Stresi për Jozin: Ka qenë bari delesh, është marrë me lopë

Stresi për Jozin: Ka qenë bari delesh, është marrë me lopë

Magazina
Gjesti dhe Egli Tako shihen bashkë në festën e organizuar pas Big Brother VIP

Gjesti dhe Egli Tako shihen bashkë në festën e organizuar pas Big Brother VIP

Magazina
Kalo në kategori