Poezi nga: Carl Kaucher
Përktheu: Fadil Bajraj

një herë
e pashë emrin e saj
të gdhendur brenda
guaskës së tualetit
në një bar
të pistë diku
në Filadelfi
të shtrembëruar nga
ujrat surrealë që valëviteshin
të urinimit
ama siç më
tha një herë
një pordhash i shquar
se nuk mund të ketë
abstraksione në poezi
ngadalë u tërhoqa
dhe lava duart
nga e gjithë kjo vaki