119 të punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës të cilët kanë qenë të angazhuar gjatë pandemisë, prej katër muajsh nuk kanë marrë pagat për shkak të vonesave në përpilimin e kontratave të reja. Për problemin e tyre takuan edhe dy drejtorët, por pa përgjigje konkrete.
“Deri më tani nuk kemi pasur probleme me kontratat tona. Në janar të 2021 kontratat tona nuk e dimë se si kanë përfunduar, ne vazhduam me punë deri më sot dhe neve nuk na është sqaruar se përse kontratat tona nuk janë vazhduar. Ishim në administratë dy herë por askush nuk na dha përgjigje. Katër muaj jemi pa rroga dhe nuk e dimë edhe sa do zgjasë kjo punë. Tre vite nuk kemi pasur asnjë problem. Kërkesa jonë është që të na rregullohen kontratat se ka njerëz me familje në shtëpi dhe varen nga ajo rrogë”, tha Sinisha Petrovski, i punësuar që prej tri vitesh në Kirurgji.
Kontratat janë të nënshkruara që në prill, pritet edhe nga drejtori tjetër nënshkrimi. Rroga s`kemi marr që në 31 dhjetor dhe në punë s`kemi shkuar – u shpreh një motër medicinale.
Drejtori i përgjithshëm i Spitalit të Tetovës tha se të kontratat i ka firmosur dhe pritet nënshkrimi edhe i drejtorit ekonomik.
“Kontratat i kanë pasur deri në 31 dhjetor 2020. Ne kemi bë kërkesë në ministrinë e Financave dhe të Shëndetësisë për të marrë pëlqim për të njëjtat që t`iu vazhdohet kontrata diku ka fundi i marsit na kanë ardhur pëlqimet, dhe jemi në fazën e përgatitjes së kontratave, dhe rrogat nuk iu janë lëshuar sepse nuk mund t`iu lëshohen pa pasur kontratë”, tha Artan Etemi, Drejtor ekonomik i spitalit klinik.
Nga ministria e Shëndetësisë thonë thonë se pas pëlqimit, përpilimi i kontratave më tutje varet nga administrata e Spitalit./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë