LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën e Neonatologjisë mungon ilaçi i bebeve – prindërit e blejnë atë deri në 700 euro

Në Klinikën e Neonatologjisë mungon ilaçi i bebeve – prindërit e blejnë atë deri në 700 euro

Prej 1 qershorit të këtij viti në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK mungon Surfaktanti, medikament ky jetik për bebet që lindin para kohe dhe me efekt edhe tek mushkëritë.

Ky produkt medicinal është siguruar nëpërmjet donacioneve që nga viti 2006 dhe mungesa e tij tani ka të bëjë me rritjen e numrit të madh të lindjeve premature krahasuar me periudhat paraprake.

“Nga ana e donatorit kemi marrë kontingjentin e fundit me 70 ampula me 6 prill. Nga ana e ShSKUK-së dhe MSh-së kemi marr përgjigje të menjëhershme se ka një angazhim maksimal për sigurimin e këtij medikamenti. Proceset janë në zhvillim dinamik”, tregon drejtoresha e Neonatologjisë, Hajrie Ismaili, për Klan Kosova.


Donatori që është organizata AMC, thotë se i kanë dhënë një ide Ministrisë së Shëndetësisë për zgjidhje të problemit në të tilla situata. Pra, MSh-ja të blejë një rezervë prej 20% të Surfaktantit me afat më të gjatë të skadencës dhe të përdoret në raste sikurse këto kur ka mungesa.

E, Shoqata e Pacientëve krejt përgjegjësinë për këtë mungesë e vë te shteti, ngase Surfaktanti është pjesë e Listës Esenciale të Barnave.

Në mungesë të këtij medikamenti, disa qytetarë kanë raportuar se Surfaktantin po e blejnë në barnatoret private me çmim shumë të lartë rreth 700 euro, ngase nuk gjendet në shtetet fqinje.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori