LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën e Neonatologjisë gjatë vitit 2020 u mjekuan 9.382 foshnje, prej tyre katër me COVID-19

Në Klinikën e Neonatologjisë gjatë vitit 2020 u mjekuan 9.382 foshnje, prej tyre katër me COVID-19
Foto: Ilustrim

Në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë vitit 2020 kanë marrë shërbime mjekësore 9.382 foshnje.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se prej tyre 8.905 foshnje janë referuar nga Klinika e Gjinekologjisë, kurse 477 të tjera nga spitalet rajonale, spitalet private apo nga shtëpia për shkak të manifestimeve klinike.

“Në Kujdesin Intensiv dhe Gjysmë Intensiv të Klinikës së Neonatologjisë, janë trajtuar 1256 foshnje, nga to 512 iu kanë nënshtruar ventilimit mekanik (ventilatorit), ndërsa 512 foshnje tjera janë vendosur në CPAP Nazal (presion pozitiv me oksigjen). Tek 160 foshnje të lindura para kohe, ndërkaq, është aplikuar survanta ( substancë që nuk prodhohet në mushkëritë e foshnjave të lindura para kohe)”, thuhet në njoftim.


Siç thuhet në njoftim, në hapësirën e destinuar për trajtimin e rasteve të dyshuara apo të konfirmuara me COVID-19, janë pranuar 60 foshnje të lindura, prej tyre vetëm katër kanë rezultuar pozitiv.

“Në bazë të raportit vjetor, janë kryer 3646 vizita ambulantore, derisa janë realizuar 915 Echokardiografi, 858 Echo të Abdomenit dhe 787 Echo të Sistemit Nervor Qendror”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori