Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes ka kërkuar nga bashkëpartiakët e tij që të jenë të vëmendshëm, pasi që sipas tij, do të ketë fushata shpifëse për ta minimizuar “mbështetjen masive” që po gëzon ekzekutivi i tij.
“Ne duhet të luftojmë për çdo votë besimi të qytetarit dhe t’i bindim ata që ne jemi të përkushtuar për të vazhduar rrugën tonë të ndryshimit që e kemi nisur, të mirë qeverisjes dhe transformimit rrënjësor të mirëqenies së qytetarit. Njëmend, shumica dërmuese e popullsisë vazhdon të na mbështesë, së paku sa në pranverën e vitit 2021 e mbase edhe më shumë se aq. Por, për zgjedhjet e ardhshme që të gjithë fillojnë nga vija që shënon numrin zero…”
“Ne duhet të jemi të vëmendshëm që këtë mbështetje masive që po e gëzon aktualisht Qeveria e Kosovës nga qytetarët e pa shmangshëm edhe LVV si drejtuese e saj, do të tentojnë siç edhe janë duke tentuar, që ta zbehin dhe minimizojmë përmes formave nga më të ndryshmet e më së shumti e më së shpeshti përmes fushatave dhe shpifjeve të pavërtetave dhe nxitjeve dashakeqëse”, theksoi Kurti, transmeton KP.
Në këtë këshill, Kurti shprehu mirënjohjen e tij për këto vite bashkëpunimi me presidenten e Vjosa Osmani, me partinë “Guxo” dhe subjektin tjetër politik Alternativën.
Ai përmendi se në zgjedhjet e ardhshme do të jenë sërish bashkë në garë.
“Me Guxo dhe Alternativën do të jemi bashkë në koalicion ashtu siç kemi qenë bashkë në fushatë, në fitore, në qeverisje. Së bashku sërish në një listë për zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.
Kryeministri Kurti para bashkëpartiakëve të tij foli edhe për përparim dhe progres gjatë qeverisjes së tij.
“Po ashtu kemi rritur dy herë pagën minimale…Pra, rritjen ekonomike dhe zhvillimin social nuk e kemi bërë në kurriz të procesit demokratik, përkundrazi. E më tej ky progres demokratik nuk është realizuar sepse Serbia na la të qetë. Pasi që ne iu nënshtruam asaj duke ia marrë listën serbe në koalicion, duke ia dhënë ‘Zajednicen’ apo premtuar rininë e Kosovës nën petkun e shkëmbit territorial siç patën bërë pararendësit tanë në ekzekutiv. Përkundrazi, kërcënimet më të mëdha të sigurisë, tentimet më të rënda për destabilizim i kishim pikërisht ne. Mu kjo rritje ekonomike dhe përparim demokratik. Barrikadat, dorëheqjet kolektive dhe sulmet e dhunshme në veri për të shkaktuar vakuum apo kaos e zgjerim të konfliktit që të gjitha dështuan. Andaj, pas tri viteve e gjysmë themi me krenari se patëm edhe rritje ekonomike, edhe progres demokratik edhe siguri për të gjithë”, potencoi Kurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri