Policia në Moskë të Rusisë, është vënë në kërkim të Arina Mikhaltsova, e cila e ka vozitur me shpejtësi Lamborghinin e saj, në rrugën që e shfrytëzon Vladimir Putin për të shkuar në Kremlin.

Shoferja 25-vjeçare, që është e bija e një milioneri, nuk e ka ndaluar shpejtësinë e makinës së modelit Gallardo, megjithëse kalonte pranë eskortës presidenciale, transmeton Telegrafi.


Megjithëse në adresë të saj ka shkuar dënimi dhe urdhëresa që të paraqitet në gjykatë, ajo nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet një nga rastet e shpeshta kur ajo lëvizë me shpejtësi me super-veturën e saj të shtrenjtë.

Ndryshe, vajza që ka në pronësi edhe një Porsche Panamera, është e njohur për jetë luksi, me veshje të shtrenjta dhe pushime në vende luksoze. /Telegrafi/