LAJMI I FUNDIT:

Në Kërçovë kundërshtohet dygjuhësia në Maqedoni (Video)

Në Kërçovë kundërshtohet dygjuhësia në Maqedoni (Video)

Opcioni qytetar Maqedonas (OQM) është kundër federalizimit dhe dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë. Për këtë parti, dygjuhësia paraqet një hap drejt federalizimit të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OQM-ja deklaron se kjo çështje është rregulluar me kushtetutë në komunat ku, sipas tyre, ka më së paku 25% popullsi etnike tjetër.

Prandaj, OQM-ja konsideron se tezat e këtilla janë vetëm një lojë parazgjedhore, ndërkaq zgjedhjet e 11 dhjetorit, nëse mbahen, kjo parti i konsideron si referendum për deklarimin e qytetarëve ”për” ose ”kundër” dygjuhësisë dhe federalizimit të Maqedonisë./Telegrafi/