Në ambientet e kazermës “Ushtaret e NATO-s” në Istog, është realizuar gara tradicionale “Ujku Garues” me këtë raste është mbajtur ceremonia e përfundimit të garës që është një nder aktivitetet kryesore që i realizon Komanda e Forcave Tokësore (KFT) ku marrin pjesë ekipe nga njësit e FSK dhe ndërkombëtar.

FSK njofton se këtë vit pjesëmarrës ne garë ishin 14 ekipe nga regjimentet e KFT-së , 3 ekipe nga njësit e FSK-së, Garda Kombëtare, Policia Ushtarake, Komanda e Logjistikës, transmeton Telegrafi.


"Pjesëmarrësit në garë treguan përgatitje të lartë fizike, disiplinë entuziazëm dhe përkushtim dhe u certifikuan për pjesëmarrje ne këtë aktivitet", thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftimin e lëshuar për media theksohet se garën e ka fituar Policia Ushtarake dhe është shpërblyer me vendin e parë.

Kurse, vendi i dytë i takoi Kompanisë B të Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë, dhe vendi i tretë shkoi për Kompaninë Mbështetëse të Regjimentit të Këmbësorisë. /Telegrafi/

380355568 650388220604089 8852485089932915555 n

381004212 650388093937435 4992847603828093109 n

381017238 650387993937445 7785232857128483572 n

380339565 650389527270625 7431390470187097190 n

380276890 650388997270678 8744511780656839328 n

379905287 650388373937407 1556185580819889122 n

380263425 650388423937402 8520810204351386876 n