Komuna e Istogut ka nisur fushatën njëmujore të vetëdijesimit kundër trafikimit me qenie njerëzore, e cila do të zgjasë nga 18 tetori deri më 18 nëntor 2025.

Fushata u hap nga Zyrtarja për Mbrojtje të Fëmijëve dhe Riintegrim, në kuadër të Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete në Drejtorinë për Administratë Komunale, dhe aktiviteti i parë u zhvillua me nxënësit e klasave VI, VII dhe VIII në FSHMU “Trepça” në Banjë, përcjell Telegrafi.




Qëllimi i kësaj nisme është parandalimi i trafikimit me qenie njerëzore – një nga format më të rënda të shkeljes së të drejtave të njeriut – si dhe ngritja e vetëdijes publike për rëndësinë e identifikimit të hershëm të viktimave potenciale.

Gjatë fushatës do të theksohet roli i komunitetit, institucioneve arsimore dhe familjeve në parandalimin e rasteve të trafikimit, si dhe mënyrat e referimit të rasteve tek institucionet përgjegjëse. /Telegrafi/