LAJMI I FUNDIT:

Në Irlandën e Veriut mund të blini patundshmëri me Bitcoin

Në Irlandën e Veriut mund të blini patundshmëri me Bitcoin

Hagan Homes, një nga kompanitë më të mëdha të patundshmërive në Irlandën e Veriut është duke pranuar Bitcoin si një metodë pagese, njofton Belfast Telegraph, përcjell Telegrafi.

Jamesy Hagan, drejtor menaxhues i kompanisë, tha se gjithnjë e më shumë ka interes ndërkombëtar për të investuar në Irlandën e Veriu dhe kjo vjen si rezultat i përdorimit të Bitcoin në mbarë botën.

“Adaptimi i kësaj metode të pagesës tregon gatishmërinë tonë për t’u përgjigjur në treg”, tha ai.


Hagan vuri në dukje paqëndrueshmërinë e tanishme në tregjet e kriptovalutave, me çmimin e Bitcoin që lëviz nga 20 mijë dollarë në 7 mijë dollarë në periudhën kohore prej vetëm disa muajsh.

“Natyrisht, ka disa rreziqe për të përdorur Bitcoin për pagesë për shkak të paqëndrueshmërisë së kriptovalutave, por blerësit dhe shitësit po gjejnë mënyra kreative për t’u marrë me këto sfida…”, tha Hagan.

Gjithashtu, pagesa me Bitcoin për patundshmëri tashmë kanë ndodhur në disa qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Indonezi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori