LAJMI I FUNDIT:

Në Gjakovë u zhvillua turneu ndërkombëtar i boksit

Në Gjakovë u zhvillua turneu ndërkombëtar i boksit

Federata e Boksit e Kosovës ka vazhduar me kalendarin e garave për vitin 2024, ku gjatë ditës së sotme Klubi i boksit “Sport Center”, nga Gjakova në Palestrën “Shani Nushi”, ka organizuar turnirin ndërkombëtar të boksit “14 Qershori, Dita e Çlirimit të Gjakovës”.

Në këtë turnir i cili tashmë është bërë tradicional kanë marrë pjesë boksierë nga Kosova dhe Shqipëria, duke zhvilluar plot 18 meçe.

Fitues i këtij turniri është shpallur boksieri Lumturim Xhoxhaj nga Klubi i Boksit “Prizreni”, ndërsa me çmimin e teknikut më të mirë është shpërblyer boksieri Drilon Thaçi nga Klubi i Boksit “Sport Center”.


Diart Gorani nga Klubi i Boksit “Drenasi” dhe Daris Aliu nga Klubi i Boksit “Dardanët” Prishtinë, janë shpallur si çifiti më luftarak i turnirit “14 Qershori, Dita e Çlirimit të Gjakovës”.

Ndërsa Festim Hamza, nga Shqipëria është shpallur boksieri më me prespektivë.

Halil Kurhasku, drejtor i Klubit të Boksit “Sport Center”, ka thënë për Telegrafin që turniri ka shkuar sipas planifikimeve.

“Turniri ka shkuar shumë mirë, ashtu siç e kishim planifikuar, dhe jemi shumë të kënaqur me numrin e boksierëve të cilët morën pjesë në këtë turnir.”, ka thënë Kurhasku.

Theksojmë që ky ka qenë edicioni i 10-të i këtij turniri, i cili shënon një ngjarje të rëndësishme sportive për qytetin e Gjakovës. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kalo në kategori