Në Gjakovë u zhvillua punëtoria për ri-draftimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit për Mekanizmin Koordinues Lokal kundër Dhunës në Familje

Me mbështetje nga OSBE dhe organizim nga Lumnije Shllaku, Udhëheqëse e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, në Gjakovë u zhvillua punëtoria për ri-draftimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit për Mekanizmin Koordinues Lokal kundër Dhunës në Familje.
Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, të cilët dhanë komente dhe sugjerime konkrete për përmirësimin e dokumentit, me theks të veçantë në nevojën për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional në luftën kundër dhunës në familje dhe asaj në baza gjinore.
Koordinatorja Shllaku falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e dhënë, jo vetëm në këtë dokument, por edhe në të gjitha aktivitetet që realizohen së bashku, me synim forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e dhunës.
Ky aktivitet vjen si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e politikave lokale dhe koordinimin institucional në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore.


































