LAJMI I FUNDIT:

Në fundjavë mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët

Në fundjavë mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët

Në ditët e fundjavës vendi ynë, mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë. Ndërkohë, nga Atlantiku një vorbull ciklonike do të depërtojë deri mbi Itali, që do të sjell masa më të ngrohta ajrore nga Afrika veriore mbi rajon, masa këto që do të kushtëzojnë mot më të ngrohtë përgjatë kësaj periudhe.

Në fillim të javës, turbullira, nga kjo vorbull ciklonike, pritet të kalojnë mbi rajonin tonë, ku pritet të sjellin vransira dhe reshje lokale shiu, kryesisht ditën e martë.

Duhet cekur poashtu, se me depërtimin e kësaj vorbulle ciklonike, nga shkretëtirat e Afrikës, gjatë ditës së diel dhe të hënën, do të ketë edhe rritje të koncentrimit të pluhurit në atmosferë, që mund të ndikojë edhe në rritjen e indeksit të kualitetit të ajrit (AQI), apo rritjen e ndotjes së ajrit.


27.10-28.10 – Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët.

29.10 – Mot kryesisht me vranësira. Në mëngjes vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

30.10 – Mot kryesisht me vranësira, e gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu.

31.10 – Mot i mirë, pjesërisht i vranët.

Temperaturat e ajrit, do të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 12C, e maksimalet nga 20C deri në 22C.

Do të fyejë erë mesatarisht e fuqishme nga jugu-juglindja 5-12m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres në vlera normale, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori