LAJMI I FUNDIT:

Në fundjavë mot i ftohtë, të dielën në mbrëmje priten edhe reshje bore

Në fundjavë mot i ftohtë, të dielën në mbrëmje priten edhe reshje bore

Ditëve të fundjavës masat e ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit do të vazhdojnë të depërtojnë mbi rajon duke sjellë mot më të ftohtë dhe rënie të temperaturave.

Ndërkohë një vorbull ciklonike nga Afrika veriore do të afrohet në jug të rajonit, ku do të sjellë lagështi nga Mesdheu, e ditën e diel në mbrëmje më pas priten edhe reshje bore.

Nga fillimi i javës së ardhshme një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku do të depërtojë deri mbi rajon, ku pritet të favorizoj mot më të butë, dhe të reshura shiu.


Ditëve të fundjavës, nën kushtet e një moti dinamik, parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të ndikojë në përmirësim të mëtutjeshëm të cilësisë së ajrit, dhe ulje të indeksit të kualitetit të ajrit në vlera normale.

17-11 – Mot i ftohtë, kryesisht me vranësira.

18.11 – Mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Më vonë priten reshje shiu dhe bore që do të shndërrohen në reshje bore.

19.11 – Mot kryesisht me vranësira, me mundësi për riga lokale shiu, e në vise malore me reshje bore.

20.11 – Mot kryesisht i vranët, në mëngjes me shi dhe borë, e gjatë ditës kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Vetëm në vise malore priten reshje bore.

21.11 – Mot më i butë, me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -4C deri në -1C, e maksimalet nga 5C deri në 6C. Në ditët e para të javës do të shënojnë rritje deri në vlera mesatare, me minimale nga 1C deri në 3C, e maksimale nga 7C deri në 10C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike, nga vlera të larta do të pësojë rënie graduale thellë nën vlera normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori