Në fundjavë fillon llogaritja e orës dimërore në Maqedoninë e Veriut

Llogaritja dimërore e kohës
Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale u kujton qytetarëve se në përputhje me Vendimin për ditën dhe momentin e futjes dhe ditën dhe momentin e përfundimit të orës verore në vitin 2025, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 28 mars 2025 dhe të publikuar në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 68, koha verore do të përfundojë të dielën, më 26 tetor 2025.
Me mbarimin e kohës së verore, në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat e orës do të zhvendosen një orë prapa, që do të thotë se ora në orën 03:00 do të konsiderohet 02:00.Në përputhje me Vendimin, o
ra verore në vitin 2025 filloi më 30 mars në orën 02:00, kur ora u zhvendos një orë përpara./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































