LAJMI I FUNDIT:

Në fundjavë mot i nxehtë, në fillim të javës së ardhshme të reshura shiu

Në fundjavë mot i nxehtë, në fillim të javës së ardhshme të reshura shiu

Sipas Prishtina Weather, në fundjavë do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë, por në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot më i ftohtë dhe me shi.

Me 25 gusht – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.

Me 26 gusht – Mot i nxehtë, paradite kryesisht me diell. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen, e më vonë në mbrëmje priten reshje lokale shiu dhe bubullima.


Me 27 dhe 28 gusht– Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët. Kohë pas kohe me reshje shiu, e gjatë ditës të shoqëruara edhe me bubullima. Reshjet e shiu do të vazhdojnë edhe paraditen e ditës së martë, e gjatë ditës pritet të pushojnë. Në mbrëmje pjesërisht vranët.

Me 29 gusht Mot më i ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, në fundjavë do të mbesin mbi vlera mesatare dhe do të sillen me minimale nga 14C deri në 16C, e maksimale deri në 31C. Në fillim të javës së ardhshme do të pësojnë rënie të theksuar, ku minimalet pritet të zbresin deri në 12C, e maksimalet do të zbresin deri në 21C, e nga mesi i javës do të rriten deri në 27C.

Era do të fryjë e lehtë nga jugperëndimi 1-3m/s, e nga mbrëmja e së dieles do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-10m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori