Në fund të këtij viti do të inagurohet Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë.

Ky projekt është bashkëpunim mes Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe Komunës së Mitrovicës, shkruan Telegrafi.


Kështu ka njoftuar kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Kastrati ka njoftuar se ky projekt ofron infrastrukturë të standardeve të larta.

461315777 27734141302851259 3315042432893528785 n Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë

“Ky është një nga projektet më të rëndësishme të shoqatës, duke ofruar një infrastrukturë të standardeve të larta, që rrallë e gjen në rajon”, ka thënë Kastrati.

Sipas tij, kjo QKMF pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Mitrovicës dhe më gjerë. /Telegrafi/