Kohë më parë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Goran Milevski njoftuan se do të asfaltohet rruga Tetovë – Trebosh. Por u desh që të kalonin 40 ditë që punët më në fund të fillonin. Ndonëse autoritetet thonë se nuk ka patur vonesa, por është dashur që të kalojnë procedurat rreth tenderit, megjithatë a do të përfundojnë punët në kohë, kjo do të varret nga kushtet klimatike. Punët kanë filluar ditën e martë, ndërsa në vendngjarje kanë qenë kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu dhe drejtori i qendrës rajonale të Pollogut, Fatmir Saiti.
Me këtë rast, kreu i Komunës së Zhelinës tha se nuk ka probleme dhe punët do të përfundojnë në kohë. “Probleme nuk ka dhe nuk ka patur në periudhën e shkuar. Kanë qenë çështje të procedurave që është dashur të respektohen, dhe tani jemi gati dhe normalisht dolëm në teren t’i shohim punimet e deritanishme si janë zhvilluar dhe çfarë do të ndodh më tutje. Do të duhet për rreth 40 ditë që të përfundojnë punimet prej ditës kur kanë filluar. Normalisht se dinamika do të varet edhe nga kushtet klimatike dhe duhet që sa më shpejt të mbarojë kjo rrugë që mos të na kapin ngricat. Mendoj se gjithçka do shkojë ashtu siç duhet. Ne jemi të interesuar që kjo rrugë shumë shpejt të jetë në dispozicion të qytetarëve” u shpreh Sejdiu.
Edhe drejtori i Qendrës së Pollogut, Fatmir Saiti thotë se punët kanë filluar në kohë. “Punimet kanë filluar në kohën, jemi brenda dinamikës kohore që është paraparë. Si aktivitetet fillestare, kemi pasur pastrimin e rrugës, sigurimin e lejes për komunikacion dhe do të kisha apeluar deri tek qytetarët, deri sa kryhen punët, të mos e shfrytëzojnë rrugën. Mendoj se do t`a kryejmë para kohe, por shpresoj që të na lejojnë kushtet klimatike”, tha Saiti.
Mjetet janë siguruar nga Byroja për zhvillim rajonal, ndërsa pjesa e bashkëfinancimit janë nga Komuna e Zhelinës dhe Komuna e Tetovës. Aksi rrugor Tetovë – Trebosh, me një gjatësi prej 1340 metrave, do të rregullohet dhe asfaltohet bashkërisht me trotuarin. Rruga nga fshati Trebosh për në Tetovë një kohë të gjatë është në gjendje të mjerueshme, pasi që e njëjta është dëmtuar edhe në pjesët anësore, sidomos gjatë përmbytjeve që ndodhën në vitin 2015 dhe në vitin 2017, kur vërshoi lumi i fshatit Poroj.
Apelohet deri tek vozitësit që të gjejnë rrugë alternative derisa zhvillohen punimet. Kjo rrugë nuk frekuentohet vetëm nga banorët e fshatit Trebosh, por edhe të fshatrave Pallaticë dhe Ozormishtë. Derisa të kryhen punët, banorët e këtyre fshatrave kanë rrugë tjera alternative përmes Zhelinës, ndërsa problem do të jetë për një pjesë të bujqve të fshatit Xhepçisht, të cilët nuk kanë rrugë alternative./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Arrestohet ish drejtori i Qendrës sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski dhe Asmir Jahoski

Poston armën në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari në Skënderaj

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa