“Barbie” është filmi që po thyen rekorde dhe që ka mbledhur fitime të jashtëzakonshme që nga premiera e tij.
Ky projekt ka frymëzuar njerëzit, ndonëse tashmë është kthyer në një trend botëror.
Modelja shqiptare, Arbenita Ismajli, së fundmi është përfshirë në këtë frym teksa është shfaqur me një fustan të shkurtër rozë.
Përkundër se ngjyra e flokëve nuk përkon me atë të kukullës së famshme, zeshkania ka mahnitur me paraqitjen.
Të shumta qenë komplimentet që bukuroshja mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Modelja nga Kumanova gjatë kësaj periudhe ka qenë në fokus të mediave për shkak të sherrit me partnerin e saj, Feronit Shabanin – Feron.
Ky i fundit rreth një muaj më parë u raportua se ushtroi dhunë ndaj modeles me ç’rast edhe ishte në paraburgim. /Telegrafi/