LAJMI I FUNDIT:

Në Ferizaj humb jetën një punëtor i PTK-së

Në Ferizaj humb jetën një punëtor i PTK-së

Sipas Policisë, tashmë viktima ishte duke punuar në një shtyllë telefoni me të cilën është rrëzuar, me ç’rast ka marrë plagë vdekjeprurëse.

Punonjësi i PTK-së në Ferizaj, N.Q., 49-vjeçar, ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në një shtyllë telefoni.

Sipas njoftimit të Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 10:00 në lagjen “Vezir Jashari”, tani i ndjeri gjersa ishte duke punuar është rrëzuar për tokë bashkë me shtyllën dhe kishte pësuar lëndime të rënda trupore.


Sipas Policisë, përkundër se tani të ndjerit i ishte dhënë ndihma mjekësore ai nuk ka arritur t’u rezistojë plagëve.

Lidhur me aksidentin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, e cila i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e parapare hetimore, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët e punës.