Në komunën e Ferizajt deri më tani janë 66 persona të infektuar me COVID-19, derisa dy prej tyre kanë ndërruar jetë. Të premten është shënuar viktima e dymbëdhjetë ne Kosovë, dhe bëhet fjalë për 70 vjeçarin nga Ferizaj, i cili kishte qenë shofer në kampin “Bondsteel”.
Kështu ka bërë të ditur për KP kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili thekson se 70 vjeçari ka tash e sa ditë që po trajtohej në Klinikën Infektive në QKUK.“ I ndjeri ka pasur moshën 70 vjeçare ka qenë vozitës në kampin “Bondsteel”, dhe ka qenë që disa ditë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë. Ndërsa, për fatin e keq sot ka ndërruar jetë”, thotë Aliu.
Ndër të tjera, i par i i komunës së Ferizajt bën të ditur se viktima nga Ferizaj kishte jetuar vetëm.
Ndërsa, gjatë ditës priten rezultatet për 44 qytetarë të kësaj komune, të dyshuar me Covid-19.
“ I ndjeri kohëve të fundit ka qenë duke jetuar vetë, sepse bashkëshorten dhe fëmijët i ka jashtë vendit. Dhe sigurisht për shkak të kufizimeve të pandemisë ka qenë i vetëm. Ndërsa, sa i përket testeve, pritet që në mbrëmje t’i kemi edhe një grupim tjetër të rezultateve që janë marrë sot mostrat nga ata që kanë pasur kontakte me të prekur me Covid-19. Dhe ky numër është 44 mostra”, thekson kryetari Agim Aliu.
Veç tjerash, ai njofton se banorët e komunës që ai udhëheq po respektojnë masat e marra që tri ditë nga Ministria e Shëndetësisë për kufizim të lëvizjes, me qëllim të parandalimit të përhapjes.
Aliu thekson se në rrugët e qytetit të Ferizajt po vërehet një numër më i vogël i qytetarëve, dhe kryesisht janë ata të cilët lëvizin me automjete.
Më tej u shpreh shqetësimin se ka mungesë të policëve, marrë parasysh edhe gjendjen në të cilën ndodhën, dhe numrit të të infektuarve në vend.
“Ajo që është shqetësim më shumë është sa i përket kapaciteteve të Policisë për faktin se Ferizaj është një qytet, respektivisht një komunë me territor të madh, dhe numër të madh të banorëve. Dhe sigurisht se masat apo vendimi për tu bërë karantinë komuna e Ferizajt, e po ashtu tash edhe numri i madh i pacientëve që pritet të shtohet në ditët në vijim, me kapacitet që ka Policia e Kosovës, është e papërballueshme që të menaxhohet. Sepse edhe në kuadà «r të karantinës së Ferizaj, ka edhe vendbanime që janë në karantinë dhe kur kësaj i shtohet që sipas rekomandimeve të IKShP-së duhet që të prekurit të jenë vazhdueshëm në mbikëqyrje është bukur shumë për policinë”, deklaron Agim Aliu.
Deri më tani në komunën e Ferizajt janë 66 të infektuar me korona virus, ku dy prej tyre kanë vdekur. Ndërsa, në Kosovë deri të premten pasdite kanë janë regjistruar 449 raste, prej tyre 79 të shëruar dhe 12 viktima.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa