LAJMI I FUNDIT:

“Ne e dimë që mund të bëjmë histori, do të bëjmë çmos që të festojmë titullin” – Xhaka mesazh tifozëve para ndeshjes mes Werderin

“Ne e dimë që mund të bëjmë histori, do të bëjmë çmos që të festojmë titullin” – Xhaka mesazh tifozëve para ndeshjes mes Werderin

Lojtarët dhe tifozët e Bayer Leverkusenit tani po mendojnë te fundjava që mund të jetë historike për klubin, pasi mund të shpallen kampionët e rinj të Gjermanisë.

Në ndeshjen e së dielës ndaj Werder Bremenit (17:30), Bayer Leverkuseni mund ta sigurojë titullin e kampionit të Gjermanisë, shumë javë para fundit të edicionit dhe do të ishte titulli i parë në histori të klubit.

Granit Xhaka ka lavdëruar bashkëlojtarët për fitoren me West Ham, ndërsa ka kthyer vëmendjen nga ndeshja e së dielës.


“Edhe një herë lojtarët erdhën nga stoli dhe vendosën ndeshjen. Kemi skuadër ku të gjithë meritojnë vendin në 11-shen e parë. Ndeshjet fitohen me pak lojtarë, por si skuadër fitohen titujt”.

“Ne e dimë që mund të bëjmë histori. Për klubin, për tifozët, për veten. Do të bëjmë çdo gjë për ta përfunduar garën për titull”, ka thënë Xhaka.

Formacioni i javës në Ligën e Evropës – dy yjet shqiptarë pjesë e më të mirëve
Lexo po ashtu Formacioni i javës në Ligën e Evropës – dy yjet shqiptarë pjesë e më të mirëve

Granit Xhaka vlerësohet “motor” i skuadrës dhe njëri prej lojtarëve kryesorë të Bayer Leverkusen që po lufton për tre trofe këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

La Liga
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Superliga
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Ligue 1
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Kalo në kategori