“Urdhrin e Komandant Katanës “se edhe vetëm një ushtar nëse mbetet ka për detyrë që të formoj njësitë luftarake dhe të vazhdoj luftën deri në fund për çlirimin e Kosovës”, me simbolikën e fuqishme, e kemi përmbushur edhe sot me rreshtimin e njësisë elite të FSK-së të komanduar dhe udhëhequr nga ish- luftëtari i njësisë së Agimit, nënkolonel Albert Kuqi dhe djali i heroit Shkëlzen Haradinaj, nëntoger Luan Haradinaj të përbërë nga shumë e shumë pasardhës të heronjëve e martirëve të lirisë” tha ndër të tjera ministri i Mbrojtjes, Anton Quni.
Në dy vjetorin e zyrtarizimit të mandatit ushtarak të FSK-së, sot në kazermën e FSK-së në Gjilan, u mbajt ceremonia e zbulimit të mozaikut me portretin e heroit kombëtar, Agim Ramadani.
Në ceremoninë përkatëse, morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, familjarë të heroit Agim Ramadani, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe ai i Obiliqit, Xhafer Gashi, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore , gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj, ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, Ahmet Isufi, familjarë të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, veteranë të luftës së Brigadës 138 “Agim Ramadani”, etj.
Me këtë rast, ministri Quni, në cilësi edhe të bashkëluftëtarit dhe mikut të ngushtë të heroit Agim Ramadani, theksoi se personaliteti madhështor i Agimit, mozaiku tashmë vepër e përmasave botërore dhe datës së sotme historike janë unike e që së bashku krijojnë ndërlidhjen e veçantë dhe me vlera të papërsëritshme. “ Urdhrin e Komandant Katanës se edhe vetëm një ushtar nëse mbetet ka për detyrë që të formoj njësitë luftarake dhe të vazhdoj luftën deri në fund për çlirimin e Kosovës”, me simbolikën e fuqishme, e kemi përmbushur edhe sot me rreshtimin e njësisë elite të FSK-së të komanduar dhe udhëhequr nga ish- luftëtari i njësisë së Agimit, nënkolonel Albert Kuqi dhe djali i heroit Shkëlzen Haradinaj, nëntoger Luan Haradinaj dhe shumë e shumë pasardhës të heronjëve e martirëve të lirisë” tha ndër të tjera ministri Quni.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili vlerësoi lartë ideatorët dhe realizuesit e projektit duke theksuar se Agimi zbarkoi aty ku e ka vendin duke shërbyer gjithmonë si inspirues dhe motivues për ushtarët e rinj dhe shëmbëlltyrë e flijimit madhështor për liri.
Nga ana e tij, realizuesi i mozaikut , Besart Gashi shprehu me emocione nderin dhe respektin që ka për heroin Agim Ramadani dhe të gjithë të rënët për liri duke shprehur se ndjehet i privilegjuar që ka arritur të realizoj projektin e tij tashmë me përmasa ndërkombëtare të vendosur në vend dhe ngjarje të veçantë.
Në emër të familjes së heroit, Agim Ramadani, të pranishmit i përshëndeti i vëllai i heroit, Bekim Ramadani, i cili shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për projektin dhe organizimin e shkëlqyeshëm. duke theksuar se idealet deri në flijim e Agimit dhe gjithë të rënëve për liri janë vlera më të shtrenjta që reflektojnë në të tashmen dhe të ardhmen tone.
Në fund, zbulimi i mozaikut u bë nga ministri Quni, gjeneral Cikaqi, kryetarët Haziri dhe Gashi, familjarët e heroit Agim Ramadani, si dhe të pranishmit tjerë përfaqësues duke madhështuar ambientin e kazermës së FSK-së në Gjilan, respektivisht Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së Forcave Tokësore të FSK-së.
Kjo vepër artistike punuar nga artisti Besart Gashi, me mbështetjen financiare të humanistit Muhamet Hajrullahut për shkak të përmasave dhe mënyrës krijuese unike, me kapëse teli, ka hyrë zyrtarisht në Librin e rekordeve “Guinness” më 22 Gusht 2020. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova