Ekipi negociator për dialogun Kosovë-Serbi, ka hartuar platformën lidhur me këtë proces, e cila i është dorëzuar kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe pritet të votohet nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në draft-platformën e siguruar nga Telegrafi, mbi të cilën do të zhvillohet dialogu Kosovë-Serbi, janë hartuar 11 parime, e njëra ndër to është edhe çështja e të pagjeturve, viktimat e dhunës seksuale dhe reparacionet.
Në këtë dokunet thuhet se marrëveshja përfundimtare duhet tё themelojë një tribunal ekuivalent special për hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e krimeve tё luftës tё kryera nga Serbia në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999.
Po ashtu në draft Platformë theksohet se Serbia është përgjegjëse për të paguar një shifër ekuivalente për dëmshpërblimet e luftës si kompensim për humbjet ekonomike që i atribuohen drejtpërdrejt veprimeve të Republikës së Serbisë gjatë luftës.
Sipas hartimit të saj potencohet gjithashtu se Republika e Kosovës do tё kërkoj qё çështja e personave tё pagjetur tё adresohet si temё me urgjencёn dhe përgjegjësin mё tё lartё shtetërorë nga Republika e Serbisë.
Më poshtë ju sjellim parimin e plotë të çështjes së të pagjeturve, viktimat e dhunës seksuale dhe reparacionet, si dhe përmbajtjen e saj:
“Krimet e luftës, personat e pagjetur, viktimat e dhunës seksuale dhe reparacione
12.Përgjegjësia penale dhe reparacionet për krimet e luftës, shkeljet e drejtave të njeriut dhe shkeljeve të së drejtës humanitare në të kaluarën mbeten shqetësimi kryesor për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj. Dialogu do të përfshijë shtatë shtylla kryesore për ta adresuar këtë:
(a) Përgjegjësia penale pёr krime tё luftës: Marrëveshja përfundimtare duhet tё themeloj njё tribunal ekuivalent special për hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e krimeve tё luftёs tё kryera nga Serbia nё Kosovё nё vitet 1998 dhe 1999. Marrëveshja duhet të sigurojë qё tё ketё afate tё arsyeshme kohore pёr hetime dhe gjykime të tilla. Mosndëshkimi për krimet e luftës dhe shkeljet tjera të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare nuk do të tolerohet.
(b) Dëmshpërblimet e luftës: Serbia është përgjegjëse për të paguar një shifër ekuivalente për dëmshpërblimet e luftës si kompensim për humbjet ekonomike që i atribuohen drejtpërdrejt veprimeve të Republikës së Serbisë gjatë luftës. Në dialogun e ardhshëm do të duhet të përcaktohen parimet me të cilat duhet të kuantifikohen këto kërkesa përkatëse, si dhe të bihet dakord për një mekanizëm neutral për të kryer vlerësimet.
(c) Mekanizmi i kompensimit tё viktimave tё luftës: Duhet tё ketë një mekanizëm nëpërmjet të cilit (i) individët e prekur nga shkeljet e të drejtës humanitare të kryera gjatë luftёs mund të kërkojnë kompensim për humbjet materiale dhe jomateriale që i atribuohen këtyre shkeljeve gjatë luftёs; (ii) individët mund të kërkojnë kthimin e tё mirave materiale, kursimeve dhe pensioneve që nuk kanë qenë në gjendje t’i përfitojnë që nga lufta.
(d) Zbardhja e fatit tё personave tё pagjetur: Republika e Kosovёs do tё kёrkoj qё çёshtja e personave tё pagjetur tё adresohet si temё me urgjencёn dhe pёrgjegjёsinё mё tё lartё shtetёrore nga Republika e Serbisё. Kosova do tё kёrkoj nga Serbia qё: (i) tё ofroj informata nga arkivat policore, ushtarake dhe nga organet tjera tё sigurisё; (ii) tё kryej gёrmimet nё vendet potenciale tё 8 varrezave; (iii) tё shpejtoj zgjidhjen e lёndёve qё lidhen me personat e pagjetur; dhe (iv) tё sjell menjёherё para drejtёsisё kryerësit e kёtyre krimeve.
(e) Drejtёsi pёr viktimat e dhunёs seksuale gjatë luftёs: Pёr viktimat e dhunёs seksuale, Kosova do të kërkoj drejtёsi, rehabilitim dhe dёmshёrblim pёr vuajtjet denigruese dhe çnjerёzore tё shkaktuara nga Serbia gjatё luftёs nё Kosovё.
(f) Kthimi i pronës: Duhet të ndërmerren masa efektive për të siguruar kthimin e arkivave dhe dokumenteve zyrtare të marra nga Kosova gjatë luftёs, si dhe të objekteve kulturore dhe objekteve tjera të marra nga muzetë dhe institucionet publike.
(g) Kthimi i qytetarëve në pronat e tyre: Sikurse obligimet që Republika e Kosovës i ka marr si pjesë e Planit të Ahtisarit për personat e zhvendosur, qëndrimi i Kosovës është që të gjithë qytetarët duhet ta gëzojnë të drejtën e kthimit në pronat e tyre pa pengesa. Kjo përfshinë kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre ne veriun e Kosovës dhe në Serbi.
13. Një proces i llogaritjes së ndërsjellë duhet të zhvillohet në nivel ndërshtetëror në lidhje me suksesionin aseteve dhe borxhit kombëtare të ish Jugosllavisë dhe reparacioneve të luftës. Procesi i dialogut do të duhet t’i përcaktojë parimet e zbatueshme dhe mekanizmin për kuantifikimin e pretendimeve përkatëse. Nga ana e saj, Republika e Kosovës ka pranuar, që nga miratimi i Planit të Ahtisaarit, se është e gatshme të merr përsipër pjesën e saj të drejtë të borxhit kombëtar të ish Jugosllavisë. Kundrejt kësaj, Republika e Serbisë ka detyrim qё ta ndaj pjesën e drejtë të Kosovës për asetet publike të ish Jugosllavisë”.
Ekipi negociator shtetëror, i ka dorëzuar të premten zyrtarisht Platformën për dialogun Kosovë-Serbi, kryeparlamanetarit Kadri Veseli.
Pas dorëzimit të kësaj platforme, Veseli para mediave ka thënë se kjo Platformë është hartuar për marrëveshjen përfundimtare dhe ligjërisht obligative për dialogun me Serbinë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën