Qytetarët të cilat kanë prona dhe shtëpi përfundi varrezave të serbëve në Çagllavicë deri më tani kanë shfrytëzuar rrugën pa pengesë nëpër pronat private, por një nga pronarët që ka tokë në këtë vend e ka.
Para dy vjetësh kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka premtuar qytetarëve serbë se nuk do të ketë zhvendosje të varrezave ngaqë serbët nuk pranonin me asnjë çmim t’i lëvizin varrezat e të parëve të tyre.
Ahmeti para dy vjetësh ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me disa serbë për të diskutuar për zgjidhjen e problemit të rrugës. Ai ka negociuar me njërin nga pronarët e pronës dhe ka premtuar se do të gjenden fondet për kompensimin e tokës. Mirëpo, një nga pronarët e një toke në këtë vend (pasi ka edhe pronarë të tjerë që kanë tokë në këtë vend) është injoruar nga kryetari Ahmeti dhe deri më tani asnjëherë nuk i ka dhënë përgjigje.
Një nga pronarët ka vendosur ta bllokojë rrugën siç shihet në këtë fotografi. Tani qytetarët kanë mbetur të bllokuar dhe nuk mund të lëvizin për t’u qarkulluar në rrugën kryesore.
Në lidhje me këtë çështje, përfaqësuesi i banorëve në këtë vend (Çagllavicë) Sadri Zymeri, ka bërë një kërkesë te Komuna e Prishtinës, nga e cila pret zgjidhje të kësaj çështje. Ai ka thënë për gazetën “Epoka e re” se dje e ka dërguar një kërkesë në Komunën e Prishtinës, ku pret që institucionet komunale të veprojnë në zgjidhjen e këtij problemi. Ai ka bërë thirrje që urgjentisht të veprohet se i frikësohet ndonjë konflikti ndëretnik. Zymeri ka treguar se si pasojë e kësaj gjendje tashme banorët janë të bllokuar për të lëvizur si duhet. “Banorët e lagjes janë të privuar nga e drejta e tyre për të pasur qasje në pronat e tyre, për shkak se rruga është zënë me varrezat e serbëve, konkretisht rruga ka filluar të përdoret si vend për varreza. Banorët e lagjes të gjendur në këtë situatë në pamundësi për të shfrytëzuar rrugën që në kadastër figuron si rrugë publik, deri më tani kanë shfrytëzuar pronat private si mundësi për t’u qasur në pronat e tyre, kurse tani edhe kjo rrugë është mbyllur nga pronari i një toke. Pra tash nuk ka mbetur asnjë alternativ që banorët e lagjes të kenë qasje në pronat e tyre private”, ka thënë Sadri Zymeri.
Nebojsha Markoviq bën thirrje që çështja e bllokimit të rrugës të gjej zgjidhje
Për këtë çështje, gazeta “Epoka e Re” ka kontaktuar edhe me përfaqësuesin e komunitetit serb të Çagllavicës, Nebojsha Markoviq. Ai ka thënë se është i njoftuar për këtë problem.
Ai ka treguar se problemi në fjalë është që një vit e gjysmë. Sipas tij, këtë vend e ka vizituar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku ishte e mbyllur rruga. Markoviq ka theksuar se në atë kohë sipas një marrëveshje rruga është hapur, dhe sipas tij, Ahmeti para një viti e gjysmë ka premtuar se do të zgjidhet kjo çështje.
Markoviq ka theksuar se edhe tani ka dëgjuar se rruga është bllokuar dhe ka bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje që banorët të kenë qasje në rrugën kryesore dhe ka bërë të qartë se askush nuk duhet t’i prek varrezat e serbëve. /Epoka e Re/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite