LAJMI I FUNDIT:

Në burgun e Dubravës tentohet të futet drogë përmes kompanisë që ishte e kontraktuar për pajisje elektrike

Në burgun e Dubravës tentohet të futet drogë përmes kompanisë që ishte e kontraktuar për pajisje elektrike

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës sot është parandaluar futja e kontrabandës nga oficerët korrektues.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se brenda kësaj qendre është tentuar të futen lëndë narkotike, përmes veturës së një kompanie, e cila ishte kontraktuar për servisimin e pajisjeve elektrike.

Informacioni konfidencial fillimisht ishte pranuar nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative.


“Sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

“Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç` rast në tunelin e hyrjes në Porten e Re të qendrës kanë lokalizuar veturën e kompanisë, e cila është e kontraktuar për servisimin e pajisjeve elektrike në SHKK. Gjatë kontrollit, brenda pjesës së pasme të veturës (bagazh), në mënyrë të kamufluar është gjetur substancë e dyshuar narkotike”.

Lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa SHKK thotë se ka filluar hetimet dhe shumë shpejt do të dal me një raport të detajuar.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori