LAJMI I FUNDIT:

Në Astrazup është ndryshuar komplet gjendja energjetike

Në Astrazup është ndryshuar komplet gjendja energjetike

Në kuadër të investimeve për përmirësimin e rrjetit energjetik në të gjithë Kosovën që po bën KEDS, një punë e madhe është bërë edhe në fshatin Astrazup të komunës së Malishevës.

Astrazupi është një fshat i madh me 400 shtëpi. “Kemi besim të plotë në KEDS-in. Tash shumë në rregull është rryma, ky investim ka ndryshu gjendjen 100 për qind në katunin tonë. Kemi hequr të gjithë korrektorët dhe shtyllat janë krejt të reja”, thotë Xhafer Krasniqi, banor i fshatit i cili merret me ndërtimtari.

Gjatë kohës së punimeve në fshat, punëtorët e KEDS-it kanë pasur një përkrahje dhe bashkëpunim nga banorët e fshatit.


“Kemi qenë me korrektor, shpesh na u prishte frizi. Pas investimit tash rryma është fenomenale. Këtë projekt që ka bërë KEDS as qytetet nuk e kanë, thotë Dardan Morina, pronar i një dyqani ushqimor në fshat.

Gjatë realizimit të punimeve në këtë projekt është bërë implementimi i 149 shtylla të tensionit të ulët, 30 shtylla të tensionit të mesëm, 6991 m rrjet të tensionit të ulët, 500 m rrjet të tensionit të mesëm, 1 trafoshtyllë me fuqinë e transformatorit 400 kVA.

Me vendosjen e kabllove bistekë për tensionin e ulët është rritur siguria e konsumatorëve dhe është stabilizuar tensioni.
Janë gjithsej 276 familje përfituese që ia kanë parë hairin këtij investimi.

KEDS ka intervenuar në shumë vendbanime të Kosovës për të modernizuar rrjetin, që është një premtim i kompanisë për të zgjidhur problemet infrastrukturore për shpërndarjen e energjisë elektrike.

KEDS do të vazhdojë edhe më tej me projekte të këtilla. /Telegrafi/