Një person e ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Malishevë-Arllat, të hënën rreth orës 12:30.

Policia e Kosovës njoftoi se deri tek aksidenti ka ardhur pasi viktima, duke drejtuar veturën e tij ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.


“Si pasojë e lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi i cili ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është jashtë  rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim