Në aksidentin e mbrëmshëm në Mitrovicë ka humbur jetën aktivisti i Vetëvendosjes

Gjatë ditës së djeshme, në një aksident komunikacioni ka humbur jetën aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albadrit Sejdijaj nga Mitrovica.
Njoftimin për vdekjen e Albadritit e ka bërë dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.
“Me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e aktivistit shembullor, Albadrit Sejdijaj. Albadriti ishte njëri nga ne, në aktivitetet tona dhe punën tonë të përbashkët Albadriti ishte i pashoq në vetëmohim dhe aktivizëm, me shumë vullnet dhe shumë punëtor. Djemtë si Albadriti mbesin gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona. Albadriti u angazhua për fitoren tonë në Mitrovicë. Ishte aktivisti kryesorë i cili udhëhoqi aktivitetet tona nga pika në Bair, ku edhe u bë ndryshimi më i madh në gjithë komunën tonë, në të mirë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe qytetarëve. Ngushëllime familjes Sejdijaj, ndajmë dhimbjen me ta në këto momente të vështira për të gjithë ne.”, shkruan në njoftimin e kësaj dege të postuar ne faqen e tyre në facebook.
Po ashtu, lajmin për vdekjen e Albadritit ka njoftuar edhe ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Finsik Ismaili, i cili ka shkruar se tragjeditë më të rënda janë ato kur ndodhin gjatë gëzimit të madh.
“Tragjeditë më të rënda janë ato kur ndodhin gjatë gëzimit të madh. Sapo e kuptova që Albadriti, aktivisti më i shquem i Lëvizjes në Mitrovicë, e paska humbë jetën në një aksident më herët sot. Edhe ma të randa janë humbjet e atyne që nuk e kishin kohën me shkue. I dashtun, të qoftë dheu i lehtë, e i randë është shpirti i secilit prej nesh, që të humbëm. Nuk po na ngushëllon as kur e dijmë se sa i lumtun ke qenë në momentet tua të fundit, duke e dijtë se sa vlerë ka pasë puna yte e palodhshme, për me e prue vendin tand deri këtu. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Sejdijaj edhe motrave e vëllezërve të Lëvizjes”, shkruan Fisnik Ismaili.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania