Në 28 vjetorin e rënies është përkujtuar sot heroi Mehë Uka në Mitrovicë.

Përfaqësues të Komunës së Mitrovicës dhe shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë nderuar heroin Mehë Uka, shkruan Telegrafi.


Ata vendosën buqeta me lule te shtatorja e tij në sheshin e qytetit.

“Përmes këtyre homazheve, përfaqësuesit komunal kanë përkujtuar sakrificën sublime të heroit të kombit Mehë Uka, i cili dha jetën e tij për lirinë dhe pavarësinë e vendit tone”, thuhet në njoftim.

Në këtë përvjetor është theksuar vlerësimi dhe respekti për gjithë ata që sakrifikuan për atdheun. /Telegrafi/

471811189 994290076065849 1686522938023438355 n Pamje nga homazhet

471601061 994290062732517 4671765386098518835 n Pamje nga homazhet