Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka rrëfyer përvojën e tij të ballafaqimit me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë. Në 15 vjetorin e shpalljes së tij të pafajshëm nga Tribunali i Hagës, Limaj ka folur gjerësisht për 33 muajt e qëndrimit i paraburgosur në Sheviningën të Holandës.
“Nga Pogdorica Carla del Ponte e ka bërë të ditur aktakuzën ndaj meje kur unë isha në Slloveni. Dhe pas dy javësh me kanë dërguar në Sheviningen. 33 muaj kam qëndruar atje”, ka thënë ai.
Në një përmbledhje të shfaqur nga RTK-ja para emisionit ku shfaqeshin momente që nga lirimi dhe arrritja në shtëpi, Limaj ka kujtuar Hajredin Balën, i akuzuar bashkë më të në Hagë dhe i cili nuk jeton më.
Po ashtu Limaj i ka kujtuar edhe prindërit e tij dhe gruan që nuk jetojnë më dhe të afërmit e tij që u shfaqën në video.
“Haga ishte krijuar për krimet serbe që ishin kryer në Bosnje, Kroaci… Ne e kemi parë si krijesë të tillë të gjykimit të krimeve serbe. Dhe pastaj lufta në Kosovë dhe në përcepcionin tonë ishte se kjo gjykatë ishte për krimet serbe dhe krimet e Millosheviqit. Kur ka dalë aktakuza ndaj meje unë kam qenë i befasuar, kam qenë i befasuar edhe se si po gjykohën shqiptarët”, ka thënë Limaj.
Ai tutje ka thënë se ata nuk i kanë ikur drejtësisë pasi që e kanë ditur se janë të pafajshëm dhe se nuk kishin çfarë të fshehin nga e kaluara e tyre.
“Gjykata e përcakton a jeni apo nuk jeni fajtor, edhe pse ishte padrejtësi ndaj neve. Situata ishte fragjile në Kosovë aso kohe, pavarësia ishte larg. Brenga ime ishte qe njerëzit ta pranojnë me qetësi këtë vendim. Është e papërshkrueshme të jesh në burg me ata që i kanë vra 4000-5000 njerëz, me njerëz që ishin të dënuar për gjenocid, me gjeneralët serbë, si Kërstiq, etj”, tha Limaj.
“Dhe të futesh në atë ambient, është e vështirë emocionalisht, por në këto situata duhesh të kesh besim në Zot dhe në drejtësi dhe duhet të ballafaqohesh me atë deri në aktin final”.
Limaj më pas ka treguar se me kë kishte qëndruar në burgun e Sheviningenit.
“Një vit qëndrova me shefin e UDB-së, me Ivica Stanishiqin. Aty kishte edhe kroatë, serbë dhe boshnjakë. Një kat më poshtë ishte Millosheviqi, Shesheli po ashtu ishte aty. Me një pjesë kemi bërë jetë të përbashkët, ata ishin të akuzuar për krime në Kosovë dhe në Bosnje”, ka rrëfyer Limaj.
“Kemi pas rastin të bashkëbisedojmë me ta për një vit, shumë tema, si para luftës, pas luftës. S’kemi pranu me fol me Millosheviqin, edhe pse ai tentonte të fliste. Shesheli ishte po i njëjti, si në Beograd, i tillë ka mbet edhe aty”.
Limaj e ka quajtur fat për Kosovën dhe për të trupin gjykues në Tribunalin e Hagës.
“Është fat kur keni një gjykatë serioze, sepse të jep siguri dhe ndjehesh mirë. Ndjehesh mirë kur ke trup gjykues që është tepër profesional. Aty ka pasur gjyqtarë që nuk kanë mundur të ndikohen nga jashtë. Gjyqtarë që s’kanë lejuar asgjë që është shfaq e që nuk në ligj, në procedurë dhe e kanë udhëheqë atë proces me profesionalizëm të pashoq”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës