Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në vendin tonë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.
IHMK bën të ditur se temperaturat minimale gjatë ditës së enjte do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius, transmeton Telegrafi.
Ndërsa, dita e premte do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe pak vranësira të cilat do të jenë të fokusuara rreth maleve.
Temperaturat gjatë ditës së premte do të shënojnë rritje të lehta, sidomos maksimalet e ditës. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19.
Gjithashtu, IHMK njofton se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s. /Telegrafi/