Ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë informon se ka sjellë vendim për çmime të reja të derivateve të naftës.
Me këtë vendim bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,88% në raport me çmimet nga data 18.7.2022.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, ulen për 2,50
denarë/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.
Çmimet të cilat do të vlejnë nga mesnata e sotme janë si më poshtë:
- Benzinë motori - ЕUROSUPER BS95 - 98,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori - ЕUROSUPER BS98 - 101,00 (denarë/litër)
- Naftë motori - ЕURODIZEL BS (D-Е V) - 100,00 (denarë/litër)
- Vaj për djegie - ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) - 98,50 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU - 50,044 (denarë/kilogram).





















































