Trupi i skalitur dhe muskulor që shfaqte në filmin kult “American Gigolo” në vitin 1980, është tashmë vetëm një kujtim. Por, jo buzëqeshja e mashkullit që bëri për vete qindra mijëra femra në të gjithë botën.
Në detin e Tuluum të Meksikës, Richard Gere 67 vjeç, shihet me disa kilogramë më shumë dhe me barkun që i varet.
I shoqëruar nga partnerja e tij Alejandra Silva, 34 vjeçe dhe djali i saj, Albert (katër vjeç), aktori shihet teksa argëtohet në plazh, shkruan noa.al.
Mirëpo, kohëve të fundit kalimi i viteve dhe disa kilogramë më shumë kanë nisur të ndihet.
Megjithatë dashuria mes tij dhe Alejandra vijon më së miri prej afro dy vitesh dhe ndonëse kohët kur vite më parë ishte ëndrra e shumë femrave, Gere, mbetet sërish një seks simbol.