LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi që mund ta bëjë Deschamps për finalen e madhe: Giroud në stol, Thuram nga minuta e parë

Ndryshimi që mund ta bëjë Deschamps për finalen e madhe: Giroud në stol, Thuram nga minuta e parë

Franca mund të bëjë një ndryshim të madh në finalet e Kupës së Botës duke e lënë Olivier Giroudin në stol.

Giroud filloi pesë nga gjashtë ndeshjet e ‘Gjelave’ në Katar, por pasi u zëvendësua në minutën e 65-të të gjysmëfinales kundër Marokut, vendi i tij në skuadër është tani në rrezik.

Dhe kjo lëvizje rezultoi efektive pasi Franca dukeshin shumë më të gjallë pa sulmuesin e Milanit.


Shkaku i kësaj, Didier Deschamps mund t’i jap një shans Marcus Thuramit, duke e lënë në stol befasinë më të madhe të turneut.

Giroud ishte startues te Franca kur ata fituan Kupën e Botës në vitin 2018, ndërsa e vetmja ndeshje që ai humbi ishte kur Deschamps pushoi titullarët e tij në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Tunizisë.

Megjithatë, trajneri francez tani mund të ndryshojë formulën e tij në përpjekjen e tij për të mposhtur Argjentinën.

Gazeta franceze L’Equipe shkruan se gjatë pjesës së parë të stërvitjes së Francës sot, Deschamps eksperimentoi duke luajtur me Thuram në krahun e majtë dhe duke vendosur Kylian Mbappe në qendër të sulmit.

Një tjetër ndryshim në ekipin e tij të zakonshëm mund të jetë dyshja Dayot Upamecano dhe Ibrahima Konate në pozicionin e mbrojtësve.

Një lëvizje e tillë mund të nënkuptojë që Raphael Varane mund të mos jetë i disponueshëm për finalen për shkak të grupit.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori