Natën ndërmjet së shtunës dhe së dielës, 26 dhe 27 tetor, ka filluar ora dimërore, kështu që akrepat e orës janë zhvendosur një orë pas. Çfarë … do të thoshit “flini më gjatë”
Statistikat tregojnë se pas kthimit të orës, shtohen edhe infarktet dhe problemet kardiovaskulare, ndaj edhe urgjencat kanë më shumë punë!
Kur ndodh kalimi nga koha dimërore në atë verore, është e pashmangshme që të zgjohemi ndryshe, sepse çdo ndryshim i tillë është jashtë ekuilibrit, nga ritmi i zakonshëm me të cilin është mësuar trupi ynë.
Ne kemi hormonet e gjumit dhe ato na përgatisin për pushim dhe punë gjatë ditës. Kjo është arsyeja pse duhet një kohë e caktuar për t’u përshtatur me këtë ndryshim.
Kur bëhet fjalë për persona më të rinj, ata do të përshtaten më shpejt, por këtë lloj ndryshimi e ndiejnë të gjithë, si të rinjtë ashtu edhe të moshuarit. Disa vetëm në javën e parë, ndërsa disa dy deri në tri javë më vonë, transmeton Telegrafi.

Pacientët kronikë e kanë më të vështirë ta përballojnë ndryshimin e orës dhe është edhe më e vështirë për ta nëse kushtet aktuale të motit janë të ndryshueshme, prandaj është e nevojshme t’i përmbahen terapisë dhe nëse e ndiejnë të nevojshme, duhet të konsultohuni me mjekun e tyre.
Kjo vlen si për lëvizjen e orës ashtu edhe për ndryshimet e motit.
Ndryshimi i akrepave të orës mund të prishë ritmet cirkadiane, duke çuar në rritje të stresit, ankthit dhe problemeve shëndetësore afatgjata.
Ndryshimi dy herë në vit i orës ka pasoja në shëndetin e njeriut më shumë sesa mund të imagjinohet, ndaj shoqata e njohur e njerëzve të mjekësisë në Britani British Sleep Society i ka kërkuar qeverisë që të mbahet gjithnjë ora dimërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës