LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi i kodit zgjedhor ende çështje e hapur, partitë të gatshme t’i votojnë ndryshimet edhe në prag të zgjedhjeve

Ndryshimi i kodit zgjedhor ende çështje e hapur, partitë të gatshme t’i votojnë ndryshimet edhe në prag të zgjedhjeve

Zgjedhjet u shpallën për më 17 tetor por partitë politike nuk përjashtojnë mundësinë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Artan Grubi nga BDI thotë se në qoftë se kjo ndikon në raportin e Bashkimit Evropian në vjeshtë, atëherë partitë politike duhet të mobilizohen për ndryshimin e Kodit.

“Në qoftë se është e nevojshme që të miratohen ndryshime në Kodin zgjedhor në përputhje me rekomandimet të OSBE/ODIHR-it për arsye se janë kërkesa e drejtë e Bashkimit Evropian dhe komunitetit ndërkombëtar e cila do të ishte reflektuar në raportin në vjeshtë, atëherë pse jo që ne të gjithë të mobilizohemi dhe të miratojmë ndryshime në Kodin zgjedhor të cilin do të ishin në përputhje me rekomandimet e miqve tanë ndërkombëtar”, pohoi Artan Grubi, BDI.

Hristijan Mickoski thotë se OBRM-PDUKM qysh nga muaji mars ishte i gatshëm që t’i votojë ndryshimet e Kodit zgjedhor.


“Kërkuan lista të hapura pastaj thanë që nuk duan lista të hapura. Ne u pajtuam për lista të hapura, ndërsa ata nuk duan lista të hapura. Kërkuan prag për grupet të cilët do të kandidohen me lista të pavarura mos të jetë 1% ashtu si rekomandon OSBE por 2%. Themi në rregull ashtu si do të merreni vesh me koalicionin qeveritar ashtu do të jetë. Tash thonë mos të ketë prag, në rregull mos te ketë prag”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM.

Nga LSDM janë shprehur se ndryshimet e Kodit zgjedhor mund të bëhen brenda muajit gusht.

“Bisedat për Kodin Zgjedhor janë në vijim me subjektet politike, vazhdimisht bisedohet në atë temë. Presim që gjatë muajit gusht të ketë takime, të hapet Kuvendi që të mund të përfundojë edhe ai proces, pa dallim si do të jetë rezultati. Qëndrimi jonë si parti është që ai ligj të miratohet, por pasi jetojmë në kushte demokratike, përfundimin do ta dimë në Kuvend”, tha Goce Georgievski, LSDM.

Nga opozitarja Aleanca për Shqiptarët me qëndrim se propozimi i ligjit për ndryshimin e Kodit Zgjedhor është përgjegjësi e pushtetit dhe se duhet të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ndryshe Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje tha se nuk beson se ndonjë parti do të iniciojë ndryshime të Kodit zgjedhor tani në prag të zgjedhjeve./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori