Suhl ёshtё njё qytet i vogёl nё mes tё Gjermanisё. Ai ndodhet nё landin e Tyringjisё, nё kufi me landin e Hesenit. Qё pas rёnies sё Murit tё Berlinit Suhl ka pёrjetuar njё rёnie tё vazhdueshme. Një e treta e banorëve janë shpërngulur. Tani atje jetojnё vetёm 35.000 banorё. Mosha mesatare nё qytet ёshtё mbi 50. Kësisoj Suhl ёshtё “qyteti mё i moshuar” i Gjermanisë.
Kjo ka pasoja: Pensionet ulen, kujdesi pёr moshën e tretë mungon e po mungojnë gjithnjё e mё shumё forca pune. Njё projekt nё Suhl – i mbёshtetur nga Dhoma e Industrisё dhe Tregtisё tё landit Tyringji – ka pёr synim ta zbusё problemin e mungesёs sё forcave tё punёs duke tёrhequr punёtorё vietnamezё.
Njёri prej tyre ёshtё Cao Quang Truong. Qё prej tetё muajsh ai jeton nё Gjermani dhe po ndjek njё kurs kualifikimi profesional si punёtor ndёrtimi. 22 vjeçari ёshtё i kёnaqur qё ka kёtё shans: “Mё tё mirёt janё kolegёt e mi. Ndonjёherё puna ёshtё shumё e vёshtirё, por ne qeshim sё bashku e kjo ёshtё motivuese.” Pas kualifikimit Cao preferon tё qendrojё Suhl. Por kjo nuk ёshtё kaq e thjeshtё. Sepse pёr kёtё vitnamezi duhet tё ketё njё leje qendrimi, e cila nuk lёshohet lehtё.
Gati 11 milionё njerёz pa pasaportё gjermane jetojnё nё Gjermani. Çdo vit marrin nёnshtetёsinё mbi 100.000 tё huaj. Megjithatё Republika Federale e Gjermanisё gjatё dekadave tё shkuara asnjёherё nuk e ka konsideruar veten si vend emigracioni. Kjo tani duhet tё ndryshojё. Me njё ligj pёr imigracionin e forcave tё kualifikuara tё punёs do tё lehtёsohet tёrheqja e punonjёsve nga vendet jo anёtare tё BE-sё.
Tё enjten (09.05) nё Bundestag parlamentarёt debatuan pёr herё tё parё mbi kёtё ligj. Ligji rregullon, qё punonjёsit e kualifikuar nga vendet jashtё BE-sё tё mund tё punojnё, nёse posedojnё njё kontratё pune dhe kanё kualifikimin pёrkatёs tё njohur nё Gjermani. Kufizimi pёr profesione tё caktuara do tё hiqet po ashtu si edhe shqyrtimi me prioritet i aplikimeve nga gjermanё apo shtetas tё vendeve tё tjera tё BE-sё. Njё verifikim i tillё sidoqoftё mund tё rivendoset afatshurtёr nё nivel rajonal, shkruan Dw.
Ndryshim historik
Kush ёshtё i kualifikuar dhe flet mirё gjermanisht, mund tё lejohet tё udhёtojё pёr maksimumi gjashtё muaj nё Gjermani edhe pa njё kontratё pune, pёr tё kёrkuar punё. Deri mё sot ky rregull vlente vetёm pёr ata qё mbaronin studimet e larta. Ai qё kёrkon punё duhet tё kujdeset vet pёr tё ardhruat pёr jetesё gjatё kёsaj periudhe. Ata nuk pёrfitojnё ndihmё sociale. Ky rregull do tё provohet fillimisht pёr njё periudhё pesё vjeçare.
Ministri i Brendshёm, Horst Seehofer e quajti kёtё si njё “vendosje historike piketash” pёr Gjermaninё drejt njё “politike moderne migracioni”. Me ligjin e ri do tё ketё kritere tё qarta, se kush dhe nё çfarë kushtesh lejohet tё vije dhe tё qendrojё. Gjermania do tё ruajё kontrollin nё çdo kohё, se kush vjen nё vend, siguroi ministri i Brendshёm: “Ne me kёtё ligj krijojmё kushtet, qё ato forca tё kualifikuara pune, qё i duhen urgjentisht ekonomisё sonё, tё mund tё vijnё nё mёnyrё tё rregullt dhe tё kontrolluar.”
Gjithnjë e mё shumë vende vakante pune
Rreth 1.2 milionё forca tё kualifikuara pune i mungojnё aktualisht ekonomisё gjermane. Gjendja ёshtё mё problematike nё fushёn e shёrbimit tё pёrkujdesjes shёndetёsore dhe nё ndёrtim. Nё paketёn ligjore ёshtё pёrfshirё edhe rregullimi i mundёsisё pёr punё pёr azilkёrkuesit me statusin e kufizuar tё qendrimit “Duldung”.
Njё shans ky edhe pёr qytetin Suhl. Pёr dhomёn e Tregtisё nё Tyringji ligji pёr imigrimin e forcave tё kualifikuara tё punёs ёshtё detyrimisht i domosdoshёm. Projekte si ky nё Suhl mund tё jenё tё sukseshme edhe nё mbarё federatën. Ky ligj ёshtё si shpresa e fundit pёr kёtё qytet tё vogёl tё Tyringjisё. Sipas pёrllogaritjeve tё Institutit Federal pёr Studimet e ndёrtimit, qyteteve dhe hapёsirёs, nёse nuk ndryshon gjё Suhl nё vitin 2030 do tё ketё vetёm 27.400 banorё. /DW/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Murati: Qytetarët po paguajnë bukën shtrenjtë, opozita bllokoi ligjin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën