LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet në statut, Berisha: Ky kuvend sjell PD në themelet e saj

Ndryshimet në statut, Berisha: Ky kuvend sjell PD në themelet e saj

Pas votimit për ndryshimin e statutit të PD dhe vendimit për të hedhur në votim të fshehtë shkarkimin e kryetarit aktual të partisë Lulzim Basha, Sali Berisha u ngjit në podiumin e improvizuar të Air Albania para mijëra delegatëve të PD.

Sali Berisha u shpreh se kuvendi i kësaj të shtune sjell PD në themelet e saj.

“Ky kuvend monument i lirisë së shqiptarëve, monument i rithemelimit të PD. Ta shndërrojmë PD-në në partinë e idealeve tuaja, të vlerave konservatore, interesin kombëtar, integrimeve euroatlantike, por mbi të gjitha në partinë e anëtarit, në forcën politike që nesër në pushtet do të ketë në epiqendër qytetarin shqiptar, hallet dhe interesat e tij; në forcën politike që nesër në pushtet do të vendosë vlerat më të mëdha në shoqëri, dinjitenin njerëzor, familjen shqiptare, ekonominë e tregut, pronën.


Ky tubim i jashtëzakonshëm, ky kuvend i pashembullt në histori. Ky kuvend sjell PD në themelet e saj, si forcë politike të interesit kombëtar që sot vuan më shumë se kurdoherë tjetër, që nga diktatura. Sot përulem në mirënjohje të pakufishme ndaj studentëve liberatorë të dhjetorit ’90”, tha Berisha, raporton A2.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori