Ndryshimet kushtetuese s’mund të bëhen pa 2/3-tat, OBRM-PDUKM kërkon referendum

Shumica parlamentare në Kuvend për momentin ka 64 deputetë dhe nuk ka asnjë bllokadë në shtëpinë ligjvënëse.
Por, për ndryshime kushtetuese shumica qeverisëse asnjëherë nuk ka pasur 2/3 në Parlament.
Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në “Kanal 5”.
Ai konsideron se bullgarët duhet të futen në Kushtetutën e vendit, aq më tepër për shkak të pohimeve se janë popull i njëjtë me maqedonasit.
Spasovski thekson se me futjen e bullgarëve në Kushtetutë, më në fund do të arrihet qëllimi që të dëshmohet se maqedonasit janë popull i veçantë.
“Asnjëherë deri tani mazhoranca qeverisëse nuk ka pasur shumicë prej dy të tretave për ndryshime kushtetuese. Për këtë është Parlamenti, për këtë është shtëpia e demokracisë. Këtu të hapen ato debate, të shpalosen argumente dhe mbi bazë të argumenteve të sillen vendimet që i kemi. Duhet të themi PO, sepse konsiderojmë se është mirë që në Kushtetutën tonë të hyjnë edhe bullgarët, edhe malazezët, edhe kroatët, edhe hebrenjtë, e ndoshta edhe të tjerët, por edhe t’i dëgjojmë argumentet pse ata duhet të futen në Kushtetutë. Ky është një debat legjitim. Në fund duhet të fitojë mendimi që përfaqëson interesin e shtetit”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.
Por, si të sigurohet shumica 2/3 pa opozitaren OBRM-PDUKM?
Matematikat thonë se pa deputetët e kësaj partie, nuk mund të votohen ndryshimet kushtetuese.
Përveç thirrjeve publike të pushtetit ndaj opozitës që të japin mbështetje për këto ndryshime, e me këtë edhe për ardhmërinë evropiane të vendit, përgjigje konkrete për këtë pengesë nuk ka.
Nga ana tjetër, OBRM-PDUKM-ja pohon se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese dhe se deputetët e tyre do ta parandalojnë këtë.
Siç dihet, ata kanë nënshkruar edhe deklaratë në noteri se nuk do të votojnë për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, edhe pse kjo në Parlament nuk ka kurrfarë rëndësie.
Megjithatë këmbëngulin për mbajtjen e referendumit, edhe pse ende nuk e dinë cila do të jetë pyetja.
“Duam që pyetja të ketë të bëjë me thelbin e propozimit, ku do të mblidhen të gjitha çështjet historike, identitare dhe gjuhësore. Duam që qytetarët të deklarohen rreth kësaj. Kah gjysma e dytë e muajit me shumë gjasa do të dalim me një pyetje dhe iniciativë konkrete për zbatimin e referendumit. E dini se kjo mund të bëhet me grumbullimin e 150.000 nënshkrimeve dhe sigurisht përmes mbështetjes në Kuvend.”- pohoi Aleksandar Nikolloski, nënkryetar i OBRM-PDUKM-së.
Siç tashmë dihet, në kornizën negociuese mes Maqedonisë dhe BE-së, në mënyrë të përpiktë është cekur se vendi ynë do të fillojë t’i hapë klasterët apo kapitujt në momentin kur do të ndodhin ndryshimet kushtetuese, pra kur bullgarët do të futen në Kushtetutën tonë.
Në qoftë se kjo nuk ndodh, negociatat do të ndërpriten.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe