Ndryshimet kushtetuese në RMV, Qeveria: Opozitës i intereson vetëm pushteti

Deklarata e liderit të opozitës Hristijan Mickoski se tërhiqet nga bisedimet me Qeverinë mbi ndryshimet kushtetuese dhe kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, sipas ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani dëshmon se Mickoski dëshiron vetëm pushtet dhe asgjë tjetër. Sipas tij, Qeveria dhe partnerët e koalicionit mbesin të gatishmëri për t’ia plotësuar kushtet opozitës, përfshi edhe hapat e ndërmarrë nga Bundestagu gjerman dhe garancitë nga Brukseli se nuk do të ketë kërkesa të reja nga Bullgaria. Osmani tha se shumica do të vazhdon negociatat me deputetët e OBRM-PDUKM-së.
“Nga kjo përgjigje e djeshme unë mund t’ju them vetëm faleminderit sepse në mënyrën më të mirë konfirmuan qëndrimet tona se ata nuk e kanë te kushtet, ata nuk e kanë te parakushtet, ata nuk e kanë te e ardhmja Evropiane e vendit, po ata e kanë vetëm një temë: interesin e tyre për pushtet, zgjedhjet e parakohshme, pozitat e tyre në Qeveri. Natyrisht se rruga tjetër e bisedës me deputetët një nga një sigurisht që vazhdon”, tha Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.
Mickoski njoftoi ngrirjen e bisedimeve me Qeverinë dhe kërkoi zgjedhje të parakohshme në vjeshtë. Lideri i OBRM-PDUKM-së, mbetet në qëndrimin se largohet nga politika nëse vetëm një deputet i tij mbështet ndryshimet kushtetuese. OBRM-PDUKM-ja sot akuzoi LSDM-në për mos pranimin e asnjë kërkese të tyre.
“LSDM nuk pranoi asnjë nga propozimet për t’i mbrojtur interesat maqedonase si: 1: Fuqi suspenzive të ndryshimeve kushtetuese deri në anëtarësimin e Maqedonisë në BE. 2: Kërkesën e garancive për identitetin, gjuhën dhe historinë nga institucionet Evropiane dhe 3: kërkesë që Bullgaria t’i zbaton aktvendimet e Gjykatës Evropiane për të drejte te njeriut dhe 4: të kërkohet paketë financiare si ndihmë për shtetin”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.
Betonimi i qëndrimeve të opozitës vjen pak ditë pasi kryeministri Kovaçevski paralajmëroi dërgimin në Kuvend të draft-amendamenteve për ndryshimet kushtetuese. Pavarësisht se në mungesë të numrave, Qeveria pretendon se procesi i ndryshimeve duhet të fillon. Skenarin se OBRM-PDUKM-së mund t’i shkëputen deputet dhe t’i mbështesin ndryshimet ditë më parë e paralajmëroi edhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjedhjet në Shqipëri, në KQZ kanë mbërritur mbi 22 mijë zarfe me votat e diasporës

Më 1 maj protesta e LSM-së: Punëtorët e sektorit privat t’i bashkohen protestës

KDI kërkon ndërhyrjen e Presidentes: Seancat e Kuvendit janë bërë të pakuptimta pa marrëveshje politike

Rama përuron rrugën Shëngjin–Velipojë: Një nga zonat më të bukura të Evropës

Tërmet në Shqipëri

Pranoi biberonin nga Agim Bahtiri, Paris Guri ironizon "As kjo si paska 61"

“S’ka kërkuar lirim për sëmundjen e vëllait…”, përveç Veselit, lirim të përkohshëm kërkuan edhe Krasniqi e Selimi

Berisha: Për besë unë jam tu këqyr, edhe Fitore Pacollin e kisha votu

MPB jep detaje për të shtënat me armë zjarri në Shkup

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Fituesi i "The Voice Australia", Lachie Gill thotë se nuk është takuar me mentoren e tij Rita Ora që nga mbarimi i spektakliti

Trump: Rusia bëri kompromis të madh, nuk e dëshiron tërë Ukrainën

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Bota në prag të një lufte të re

Dodik kërcënon se do ta arrestojë Përfaqësuesin e Lartë, Schmidt

Real Madrid TV publikon video të gjyqtarit që do ta drejtojë finalen e Kupës së Mbretit