Ndryshimet kushtetuese në RMV, Hoxhiq tregon përfitimet e bullgarëve

Me përfshirjen në preambulën e Kushtetutës, si popull shtetformues, pakica bullgare në Maqedoninë e Veriut do të mund të realizojë të drejta të njëjta sikurse bashkësitë tjera etnike, si ajo turke, serbe, boshnjake, rome dhe vllahe. Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Xhelal Hoxhiq, zëvendësdrejtor i agjencisë për realizimin e të drejtave të bashkësive etnike.
Përfshirjes së pakicës bullgare në Kushtetutë duhet t’i paraprijnë ndryshimet kushtetuese që janë në procedurë parlamentare, por miratimi i tyre është vënë në pikëpyetje për shkak se shumica parlamentare nuk i ka siguruar ende dy të tretat e votave nga 120 ulëset në Kuvend.
Përfshirja e kësaj pakice kundërshtohet nga opozita maqedonase që udhëhiqet nga OBRM-PDUKM-ja me arsyetimin se kjo do të rrezikonte “gjuhën dhe identitetin maqedonas” apo se do të nënkuptonte “bullgarizim të Maqedonisë”.
Por, miratimi i ndryshimeve kushtetuese është kusht për Maqedoninë e Veriut për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe në rast të dështimit, Sofja mund të bllokojë procesin e mëtejmë integrues.
Xhelal Hoxhiq thotë për Radion Evropa e Lirë, se me përfshirjen në Kushtetutë, pakica bullgare nuk do të fitonte më shumë të drejta se bashkësitë etnike dhe se të gjitha të drejtat e tyre do të jenë në përputhje me ligjet në fuqi.
Ai thotë se të drejtat e tyre kryesisht kanë të bëjnë me arsimin, informimin, aktivitetet për zhvillimin dhe ruajtjen e traditave të tyre përmes organizimeve të ndryshme dhe punësimit në organet shtetërore.
“Nëse shihni bashkësitë etnike që janë pjesë e preambulës së Kushtetutës dhe ato që nuk përmenden, ka dallime në realizimin e të drejtave të tyre. Të gjitha bashkësitë etnike që janë pjesë e preambulës kanë redaksitë e tyre në transmetuesin publik, domethënë programe në gjuhët e tyre amtare. Veç kësaj, ato zhvillojnë procesin mësimor në gjuhët e tyre siç është rasti me serbët, boshnjakët dhe turqit sikur që kemi edhe mësimin e gjuhës dhe kulturës së etnitetit vlleh dhe rom. Këto të drejta nuk i kanë bashkësitë që nuk përmenden në preambulë”, thotë Hoxhiq.
“Sa i përket debatit që po zhvillohet lidhur me arsimin në gjuhën bullgare, ai nuk dallon nga procesi arsimor i bashkësive tjera etnike që zhvillohet në bazë të një programi të hartuar nga Ministria e Arsimit. Kështu që, këtë të drejtë mund ta realizojnë të gjitha entitetet pasi e drejta e arsimimit dhe e informimit është garantuar me Kushtetutë… Por që kjo të realizohet, duhet të sigurohen kushtet, në veçanti kuadri i nevojshëm për zhvillimin e mësimit”, vlerëson ai.
Veç kësaj, Hoxhiq thotë se përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutë nënkupton që ky entitet të ketë edhe një përfaqësues në Komitetin për Marrëdhënie mes Bashkësive Etnike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku do të mund t’i artikulojnë kërkesat e tyre etnike.
Pakica bullgare, sipas tij, do të realizojë edhe të drejtat e punësimit në organet e administratës shtetërore sipas dispozitave ligjore të miratuara në vitin 2002 bazuar në Marrëveshjen kornizë të Ohrit.
Por, kjo e drejtë, thotë Xhelal Hoxhiq, vështirë po realizohet edhe për pakicat tjera etnike:
“Kjo e drejtë nuk po realizohet. Realisht kemi diskriminim pasi shumë vështirë mund të sigurohen vende pune në konkurset që po shpallen nga organet shtetërore”.
Bazuar në regjistrimin e vitit 2022, si pjesëtarë të pakicës bullgare janë deklaruar 3.504 persona. Por, këto të dhëna nuk pranohen nga Bullgaria pasi autoritetet në Sofje kanë thënë se “shumë bullgarë kanë hezituar të deklarojnë përkatësinë e tyre etnike për shkak formave të ndryshme të presionit dhe frikës për hakmarrje”.
Sipas mediave bullgare, në 15 vjetët e fundit pothuajse 90.000 persona kanë marrë pasaporta bullgare.
Por, autoritetet maqedonase, marrjen e shtetësisë bullgare nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut e kanë arsyetuar me “përfitimet në udhëtimin dhe sigurimin e vendeve të punës në shtetet evropiane”./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Perinski në Budapest: Partneriteti me Hungarinë do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit komunal

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës