LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet e kuadrove në MPB i “nxehin” negociatat

Ndryshimet e kuadrove në MPB i “nxehin” negociatat

Atmosferë e nxehtë dhe e tensionuar ka mbretëruar në negociatat e “Përzhino”. Partitë kanë ngecur tek kompetencat e Ministrit të brendshëm në qeverinë kalimtare për ndryshime të kuadrove, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Jo zyrtarisht mësohet se pushteti është pajtuar ta tërheq ligjin me të cilën ministrit kalimtar të MPB  i janë marrë kompetencat, por insiston të akordohet një numër i caktuar i ndryshimeve të kuadrove të cilët mund ti bëjë ministri në qeverinë kalimtare.

Kjo kërkesë sipas informatave të 24Vest, është refuzuar në mënyrë kategorike nga opozita. Nga ajo që është rënë dakord deri më tani është se Qeveria do të ketë mandat prej 100 ditësh dhe do të kishte funksionuar deri në gusht, nëse zgjedhjet do të mbahen deri në fund të vitit.


Për sa i përket mediave duhet të krijohet një trup i veçantë “ad hoc”. Katër anëtarët në përbërje të trupit pesë anëtarësh “ad hoc” do të propozohen nga partitë, ndërsa anëtari i pestë do të zgjidhet në marrëveshje midis të zgjedhurve. Ky trup do të sanksionojë dhe mbikëqyr se si do të raportojnë mediat 100 ditë para zgjedhjeve.

Katër liderët e partive në fund do të duhet të japin garanci se kushtet janë plotësuar dhe ta caktojnë datën e zgjedhjeve.

Sidoqoftë, jo zyrtarisht nga pushteti e kontestojnë nënshkrimin eventual të një dokumenti të tillë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori