Kompania koreane, fillon duke e ndryshuar fillimisht Codenza të re

Javë më parë, Luc Donkerwole që është shefi i dizajnit në Kia, Hyundai dhe Genesis ka bërë të ditur se modelet e reja nga këto kompani, do të duken shumë më ndryshe, transmeton Telegrafi. Megjithëse nuk duken keq, makinat e reja do të kenë stil shumë më ndryshe, që të mos ngatërrohen me modelet e prodhuesve tjerë.


Nëpërmjet këtyre ndryshimeve, do të rivalizojnë me makinat e prodhuesve nga Japonia dhe Gjermania, njëjtë sikurse ka bërë me Sorento, në konkurrim me BMW X5. Ky nuk është i vetmi ndryshim, pasi edhe Cadenza që lansohet vitin e ardhshëm, do të duket shumë më ndryshe.

Gjenerata dytë e kësaj makine, do të lansohet në Kore të Jugut, për të vazhduar më pas edhe në shtete tjera.  Në pamjet e shpërndara, shihet se është një sedan i plotë, që nuk të konkurrojë me Toyota Avalon.

Gjithë pjesa jashtme e kësaj Kia ka prejke të reja, ndërsa vërehet grilli i ri dhe dritat më të mprehta. Brendia ka ndryshime edhe më të mëdha, me pjesën e përparme shumë të thejshtë, ku të gjitha butonat janë zëvenësuar me një monitor. /Telegrafi/

Ndryshime foto 2

Ndryshime foto 3

Ndryshime foto 4

Ndryshime foto 5

Ndryshime foto 6

Ndryshime foto 7

Ndryshime foto 8

Ndryshime foto 9

Ndryshime foto 10