LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime në ligjin e bonusit të bebeve në Shqipëri, fëmijëve të lindur jashtë u hiqet e drejta e përfitimit

Ndryshime në ligjin e bonusit të bebeve në Shqipëri, fëmijëve të lindur jashtë u hiqet e drejta e përfitimit

Komisioni i ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në projektligjin për asistencën sociale.

Me ndryshimet e miratuara në komision, fëmijët e emigrantëve shqiptar që jetojnë jashtë vendit nuk do të marrin më bonusin bebes të cilin e kanë përfituar deri më tani.

Deputeti i Partisë Demokraike, Asllan Dogjani u pozicionua kundër këtyre ndryshimeve, duke e cilësuar si një diskriminim që u bëhet shtetasve shqiptar që jetojnë jashtë vendit.


Në anën tjetër, përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë deklaroi gjatë punimeve të komisionit se prioritet kanë fëmijët që lindin dhe jetojnë në Shqipëri, me qëllim që të rritet lindshmëria në vend.

Deri më tani, bonusi është përfituar për të gjithë fëmijët e regjistruar në Shqipëri, edhe nëse foshnja ka lindur jashtë shtetit.

Qeveria i mbështetur familjet nëpërmjet dhënies së çekut me vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Kalo në kategori