LAJMI I FUNDIT:

Ndodh në Kosovë: Ftohet në të paraqitet në Gjykatë – më 30 shkurt!

Ndodh në Kosovë: Ftohet në të paraqitet në Gjykatë – më 30 shkurt!

Një qytetar është ftuar të paraqitet në Gjykatën Themelore në Ferizaj më 30 shkurt. I gjendur në dilemë dhe i befasuar nga kjo ftesë, ky qytetar që nuk ka dashur të identifikohet, ftesën e pranuar nga gjykata e ka dërguar në KALLXO.com.

Qytetari ka treguar se ftesa në datën që nuk ekziston i është dërguar nga Divizioni i Kundërvajtjes i kësaj gjykate.

Në ftesë thuhet se “nëqoftëse nuk i përmbaheni kësaj thirrje dhe nuk e arsyetoni mungesën tuaj…do të bëhet sjellja me dhunë…”.


KALLXO.com, për t’u interesuar për këtë datë të gabuar kontaktoi Zyrën për Informim të Gjykatës Themelore në Ferizaj. Kjo zyrë e pranoi se është bërë gabim.

Nga gjykata në Ferizaj nuk treguan nëse ky gabim është përmirësuar dhe a i është dërguar qytetarit ftesa tjetër.

Muaji shkurt këtë vit ka 29 ditë.